• |
ide | kryesore

Çfarë iu kërkoi Khloe Kardashian fansave të saj?

Paparazzi, Slider



Dita ditës, po zbulojmë sesi Khloe Kardashian ka reaguar ndaj skandalit të tradhëtisë, nga partneri i saj Tristan Thopson. Në klipin e publikuar nga “E!”, Khloe shfaqet në dhomën e spitalit së bashku me dy motrat e saj, Kim dhe Kourtney. Sigurisht që merret me mend, se telefoni i yllit të reality shoë-t nuk pushon nga njoftimet, ku në njërën anë e urojnë për vajzën, në tjetrën sesa keq u vjen për situatën me Tristan, pa e ditur se Khloe e kishte falur me kohë partnerin e saj.
“Po të shkruajnë shumë njerëz?” – e pyet Kourtney.

“Shumë, por po shkruajnë për të dyja gjërat. Më vjen t’u përgjigjem ‘Mbylle gojën’. Nuk kam energji të merrem me këtë punë tani, më lini të qetë” – përgjigjet Khloe.

Khloe shprehet se e ka shumë të vështirë të marrë një vendim, në momentin që tradhëtia e Tristan u përhap në sytë e gjithë botës.

“Gjithashtu, të gjithë kanë problemet e tyre personale për të cilat unë nuk jam në dijeni. Ndërsa, problem im u përhap në sy të gjithë botës dhe është shumë e vështirë të mendoj, kur u bë kaq publike. Sidomos, kur solla në jetë vajzën të nesërmen. Është shumë”- vijon Khloe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *