• |
ide | kryesore

Gavazaj justifikohet “me fatin”, Lilaj qahet “për mungesat”, por ndërkohë Liga e Kombeve u bë mirazh…

F1, Sport



Ashtu si është normale, në vigjilje të sfidës së Ligës së Kombeve kundër Skocisë, kuqezinjtë kanë filluar të mendojnë vetëm për rezultatin e 90 minutave, duke lënë mënjanë presionin, që ndoshta u kondicionoi performancën në këtë turne të ri të UEFA. Fakti, që në lojë është vetëm vendi i dytë ka bërë që Shqipëria të jetë e qetë psikologjikisht, gjë që u pa edhe në konferencën për shtyp të dy ish-mesfushorëve të Skënderbeut, Enis Gavazaj dhe Sabien Lilaj.

“Ky kompeticion është në vend të ndeshjeve miqësore, është një përgatitje për Europianin – sqaroi Lilaj -. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ekipin kombëtar. Çdo lojtar që vjen duhet të tregojë vlerat. Rezultatet e mira ndikojnë në frymën e grupit, që të jemi më të fortë në ndeshjet në vijim. Tentuam që të shkonim në Europian nëpërmjet Ligës së Kombëve, po është shumë e vështirë të kalojmë. Shpresoj të na këtë ndihmuar për Europianin”.

Sigurisht llogaritë bëhen, edhe mes lojtarëve, pa patur nevojë evidentimi të gabimeve, apo gjërave që ndikuan në këtë dështim të skuadrës së teknikut Christian Panucci në Ligën e Kombeve. “Nuk them që ishte mos impenjim – tha Lilaj. Nuk e kemi luksin që të marrim lehtë asnjë skuadër. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh. Nuk kemi qenë grup. Në këtë aspekt duhet të punojmë. Nuk ka kulitet të madh në ekipin tonë. Duhet të punojmë në grup”.

Në këtë pikë, një vështrim pas është i pashmangshëm për të kuptuar se cfarë nuk funksionoi. E për Gavazajn ka qenë thjesht cështje fati. “Trajneri na ka sqaruar gjithçka rreth ndeshjes së kaluar – tha Lilaj. Kemi pasur shumë raste. Vetëm fati nuk ka qenë me në. Gjërat e tjera kanë qenë të gjitha në rregullt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *