• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Europa mban frymën, luhet Hollandë-Francë

F1, Sport



Nëse Kroacia ka vënë në rrezik serioz vendin e parë të Spanjës, me hakmarrjen në Maksimir, të njëjtën gjë mund ti shkaktojë Hollanda kampionëve të botës. Franca është e pamundur, por një fitore e tulipanëve do ta komplikonte punën, duke qenë se skuadra e Deschamps do të mbyllë ndeshjet, ndërsa Hollanda ka edhe një përballje me Gjermaninë. Për të mos u humbur është edhe sfida mes Uellsit dhe Danimarkës në divizionin B4.

E gjithë vëmendja e Europës futbollistike ka në focus sfidën Hollandë-Francë. Në ndeshjen e parë Gjelat u imponuan 2-1 por nuk ishte e lehtë aspak. Kështu, në këtë përballje në shtëpi, Hollanda mund të marrë shumë më tepër se thjesht një nivel vështirësie përballë Deschamps dhe armatës së tij të blinduar.

Francezët kanë 7 pikë, por Oranje pas 3-0 ndaj Gjermanisë, nëse fitojnë përballjen direkte, bëhen kandidat serioz për ti marrë vendin e parë Bluve. Franca do ti mbyllte ndeshjet me 7 pikë, ndërsa Hollanda me 6 do të luante kundër Gjermanisë që praktikisht do të ishte e fundit e grupit.

Një humbje do ta vështirësonte punën për hollandezët, sepse në këtë pikë ndeshja në Gjermani do të ishte vendimtare për skuadrën që do të zbresë në divizionin B, me skuadrën e Loë, që është vetëm një pikë larg.

Sllovakia, ende pa pikë në B1, duhet të luajë kundër kryesuesve të Ukrainës, që kanë pikë të plota në tre ndeshjet e luajtura. Decizive për vendin e parë të B4 luhet në Uells, ku skuadra që do të vizitojë Shqipërinë në 20 nëntor, duhet të mundë Danimarkën, për ta kaluar në renditje.

Dy skuadrat kryesuese të divizionit C3, me 9 pikë nga katër ndeshje, do të jenë të impenjuara në transfertë dhe ndoshta këtu mund të vendoset skuadra që do të marrë vendin e parë, ndërsa në divizionin D4 është shansi më i mirë për Maqedoninë të sigurojë vendin e parë, duke mundur Lihtenshtejnin e vendit të fundit.

KALENDARI I NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: group 1
20:45 Netherlands – France
UEFA Nations League – League B: group 1
20:45 Slovakia – Ukraine
UEFA Nations League – League B: group 4
20:45 Wales – Denmark
UEFA Nations League – League C: group 3
20:45 Cyprus – Bulgaria
20:45 Slovenia – Norway
UEFA Nations League – League D: group 4
20:45 Gibraltar – Armenia
20:45 Liechtenstein – FYR Macedonia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *