• |
ide | kryesore

Panucci i shkarkuar në shtëpi: për trajnerin nuk është çështje lekësh, për FSHF po…

Sport



Pritja në konferencën për shtyp pas ndeshjes, apo në intervistat në të nxehtë, edhe pse nuk do të ishte fjala e duhur pas dushit të ftohtë të Skocisë në Loro Borici, ishte krejt tjetër nga ajo që deklaroi tekniku i kombëtares Christian Panucci: “Përgjegjësia është e gjitha e imja, por do të shohim cfarë duhet të rregullojmë”. Nga dorëheqja as një gjurmë, të paktën prej tij, sepse burime brenda FSHF-së njoftojnë divorcin me teknikun italian, që do të jetë në detyrë faktik deri pas miqësores së 20 nëntorit me Uellsin, edhe pse gjërat janë vendosur.

Prapaskenat e cështjes nuk janë të thjeshta, por jo edhe aq të përbëra. Në Federatë vendimin e kanë marrë, por nëse nuk ka ende një dalje publike është sepse stepen nga fatura financiare për tu paguar në kërë rast: 280 mijë euro, deri në përfundim të fushatës eleminatore për kampionatin Europian, nga të cilat mbeten për tu likuiduar në rast shkarkimi 140 mijë euro.

Kush mendon se është cështje parash për italianin e ka gabim: Panucci vlen në radhë të parë prestigjin dhe shpreson se duke qendruar në krye të kuqezinjve, me rikthimin e lojtarëve të rëndësishëm që i kanë munguar në aventurën e pafat në Ligën e Kombeve, mund ti drejtojë gjërat në fushatën eleminatore për Euro 2020, duke rregulluar dukshëm imazhin e një trajneri të ri, që pas aventurave të pallogaritshme me Livornon e Ternana nuk do të dështojë në eksperiencën më të rëndësishme të karrierës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *