• |
ide | kryesore

Kozeta Kurti kritikon “Çmimet Kult 2018” dhe Salsano Rrapin (FOTO)

F1, Paparazzi



Mbrëmjen e djeshme në qendran kulturore tek Katedralja Orthodokse është organizuar ndarha e çmimeve “Kult”.

Vetëm pak më parë, Kozeta ka postuar posterin e çmimeve “Kult” dhe përbri saj ka bërë një shkrim dedikuar komplet këtij eventi.

“Mbrëmë isha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Kult”, ose për të 7-tat a të 40-tat e ndonjë qyqari që nuk jeton më.
Po, po, asnjë ndryshim!
Ça artistësh jeni pash’ Zotin që ju dhimbsen ato shuplaka, t’i përplasni për kolegët tuaj?
Si prisni t’ju përulemi e t’ju duatrokasim pas koncerteve, shfaqjeve, premierave të filmave apo promovimit të librave tuaj, kur ju as për veten s’keni respekt. Mendoni për një moment që pasi keni përfunduar një iniciative artistike, ne t’ju kthejmë shpinën e të dalim jashtë, ashtu dru, pa asnjë shprehje…
Si dreqin ndoqët një kolazh me figura të shquara që janë ndarë nga jeta së fundmi, që prej Aleksandër Lalos e deri tek Roland Roshi dhe nuk e shkulët atë prapanicë nga karrigia për t’u çuar në këmbë? “Kult”-it vetë nuk po i hyj… as kritereve seleksionuese, as kritereve përzgjedhëse, as skenarit nën-mesatar, as Salsanos që s’e fshehu dot se po e lexonte në kohë reale, aty në skenë…
Po ç’i do? Kishte tapet të kuq, shandane, flakadane, fustane me qera, bizhuteri, flokë me llak, puthje e përqafime; një natë “gaLLa” me pjesëmarrjen e elitës së kryeqytetit…”- ka shkruajtur gazetarja.

Ndërkohë, që veç të ftuarve Kozeta, ka patur edhe dy fjalë për Salsanon, i cili ka moderuar këtë mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *