• |
ide | kryesore

“Geyser sound” në Vlorë, britma islandeze me të cilën Flamurtari lajmëron kthimin…

F1, Sport, Video



Tifozë e lojtarë përballë tyre dhe në fund duartroktija ritmike, “Geyser Sound”, e njohur si britma islandeze, që mahniti Euro-2016 në Francë nga ishullorët luftarakë, u shfaq në Vlorë. E bukur për tu parë e një mesazh kuptimplotë për të gjithë. Flamurtari është kthyer dhe lajmëroi kampionatin, në javën përpara festës së flamurit që është edhe simboli i Vlorës.

 

Të rrëzosh Partizanin, qoftë edhe në shtëpi, nuk është nga ato fitore që vijnë cdo ditë. Në këtë kampionat e kishte bërë vetëm Skënderbeu, e tani merita i shkon Flamurtarit, që merr edhe më shumë kredite për faktin se mposhti me lojë e rezultat kryesuesit e Superiores. Vendosi Tomislav Busic, në mbrëmjen e mungesës së Danilo Alves, në atë të debutimit të Elton Kale, në mbrëmjen që legjitimoi kthehesën e madhe të vlonjatëve të Ilir Dajës.

Një fitore me aromë madhështie, nga ato që emocionojnë tifozët dhe ngrenë peshë moralin. Nuk është rastësi thirrja në stadium e emrit të Ilir Dajës nga tifozët kuqezinj. Vlora nuk është një qytet që lëshohen në emocione, ndaj duhet të që Daja të ketë mbjellë aq shumë besim në ambjent, sa tani shihet si njeriu i duhur për të tentuar gjëra të mëdha: ndoshta jo titullin që këtë vit, por zonën Europiane pa diskutim.

“Ndihem i vlerësuar – tha Daja pas ndeshjes -. Na kishin munguar pasi ata kanë një motiv më shumë kur stadiumi mbushet. Shpresojmë që të bëjmë sa më pak hapa fals që ti kemi tifozët”.

Busic në gol, e një debutim i Kale fantastik. Braziliani dha asist për golin e kroatit në minutën e 9, sigurisht në të parën ndeshje kompetitive, që nga kampionatit i kaluar, nuk mund të kishte të njëjtin rendiment gjatë gjithë ndeshjes, por dhe shenjat e para se do të jetë fondamental në këtë pjesë të dytë të sezonit, ku kuqezinjtë do të sulmojnë zonën europiane të renditjes.

 

1-0 që e ngjit Flamurtarin në kuotën e 22 pikëve, duke vënë nën presion Lacin Teutën e Kukësin, por duke treguar se kampionati është shumë i gjatë për të hequr dorë, ndoshta edhe nga titulli kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *