• |
ide | kryesore

Ramos Doping/ Real Madrid jep përgjigjen për akuzat

Sport



Skandali i publikuar nga Football Leaks, që ka hedhur akuza të forta mbi kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos, se ka rezultuar pozitiv në përfundim të finales së Cardiff në Champions League kundër Juventus, ka shqetësuar ambjentin madrilen.

Nuk ka vonuar madje përgjigja e klubit, që ka komentuar zbulimet me tre pika: “1. Sergio Ramos nuk ka thyer rregullat antidoping. 2. Uefa ka kërkuar informacione të sakta dhe e mbylli menjëherë cështjen, si është normale në këto situata, pas verifikimit nga ekspertët e saj antidoping e ata të Wada. 3. Për pjesën tjetër të zbulimeve klubi nuk prononcohet duke parë mungesën e substancës së informacioneve”.

E ndoshta pika 3 i referohet një tjetër cështje që u zbulua, ajo e parregullsisë në një kontroll antidoping surprizë bërë nga Uefa mbi Ronaldon (në kohët e Real), Kroos e tetë lojtarëve të tjerë të Madrid, me stafin mjekësor që ndërhyri për të zgjidhur cështjen.

Nga Football Leaks theksohet edhe një gabim procedurial në një test antidoping të vetë Sergio Ramos në Malaga prillin e kaluar, pas një ndeshje të La Liga: lojtari është futur në dush përpara se të kalonte antidopingun, gjë e ndaluar me rregullore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *