• |
ide | kryesore

Superklasikja/ Pamje për të mos u humbur – 50 mijë tifozë në Bombonera për stërvitjen e fundit të Boca Juniors: Tevez shpëton një invazor

Sport, Video



Futbolli është passion, është besim, është dashuri. Të gjitha këto që janë thënë për sportin më popullor të planetit përligjen në mënyrën më të mirë me shfaqjen që dhuruan tifozët në seancën e fundit stërvitore të Boca Juniors, përpara përplasjes në derbin me River Plate, për Superklasiken 2 të finales së Coppa Libertadores në Monumental.

Xeneizes janë mrekulluar kur kanë parë në stërvitjen tyre në Bombonera të prezantohen më shumë se 50 mijë tifozë, për të mbështetur Tevez e të tjerët në sfidën kundër River, pas 2-2 në ndeshjen e parë. Një atmosferë sureale, pot ë kesh parasysh që është vetëm stërvitja e skuadrës dhe imagjinata të thërret se cfarë mund të ndodhë në ndeshjen e të shtunës.

E në këtë ekstazë euforike, pati edhe një moment të bukur, kur njëri nga 50 mijë tifozët u fut në fushë duke kaluar barrierat e stadiumit. Tre steëard mezi arritën ta bllokonin, duke tentuar ta nxjerrin jashtë, në sytë e të gjithë lojtarëve. Por më i ndjeshmi prej tyre, nuk mund të ishte tjetër vec Carlos Tevez, jo rastësisht i quajtur El Jugador del Pueblo. Sulmuesi u afrua tek djaloshi dhe i kërkoi forcave të sigurisë ta linin.

Menjëherë pas kësaj erdhën duartrokitjet e të gjithë stadiumit dhe përqafimi i Tevez për invazorin, që bëri ndoshta gjestin e fundit spektakolar, sepse pas ndeshjes me River Plate mund ti japë lamtumirën futbollit. Një përqafim dhe një këmbim: tuta e numrit 32 për kapelen e djaloshit, që për dhuratën e marrë festoi sit ë kishte shënuar një gol, duke dalë nga fusha mes ovacioneve të tifozëve.

https://www.youtube.com/watch?v=vCw7I2YV40w



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *