• |
ide | kryesore

Donatella Versace, një mama e çuditshme dhe e varur nga droga

Paparazzi, Slider



Së fundmi, Donatella Versace në një intervistë për “Vanity Fair” ka folur hapur rreth problemeve të saj me drogën, të shkuarën, dhe fëmijët.

Drejtueja e një prej shtëpive më të mëdha të modes ka pranuar se ka qenë një nënë e çuditshme për fëmijët e saj, duke e klasifikuar veten si një mama jo normale. Ajo kujton një rast kur mësuesja e djalit të saj, Danielit, e kishte telefonuar për t’i  thënë se djali kishte ardhur në klasë i përgjumur. Dhe kur është pyetur pse nuk kishte fjetur ai ishte përgjigjur “Se Elton John luajti piano gjithë natën në shtëpinë tonë”

“Ishte e vërtetë. Unë nuk e njoh normalitetin”-shprehet Donatella. “ Nëse nuk do që ta jetosh jetën sillu normale, por nëse do ta jetosh atë, normalitetin e lë mënjanë.”

Mbretëresha e modës ka kujtuar gjithashtu edhe periudhën e errët të jetës së saj kur ka qenë e varur nga droga, por që ia arriti ta kapërcente me sukses.

Nuk e kam kthyer më kokën pas dhe nuk kam rënë sërish në kurth. Në fillim ishte argëtuese por më pas u shëndërrua e gjitha në trishtim dhe palumturi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *