• |
ide | kryesore

Superklásikja/ Conmebol: River-Boca nuk luhet. Të martën zgjidhet data

F1, Sport



River Plate-Boca Juniors nuk luhet. Superklásikja është shtyrë akoma, për një datë të pacaktuar. Një vendim i hidhur, pas ferrit që shpërtheu të shtunën dhe kaosit të së dielës, me të plagosur, arrestuar e një gjendje tensioni që ka bindur drejtuesit e Conmebol të mbërrinin në një vendim drastik.

Asgjë nuk dihet për datën kur do të zhvillohet finalja e kthimit e Kupës Libertadores, edhe pse nuk është e pamundur ideja e një 3-0 në tavolinë në favor të Xeneizes.

Mbyllen kështu dy ditë dramatike me vendimin që ka kënaqur River Plate e Boca Juniors, pas paktit mes xhentilmenesh të së shtunës (të mos luhet pa kushte të barabarta), kur duhej të luhej rregullisht ndeshja në Monumental.

Presidenti Alejandro Domínguez: “Faji nuk është i Conmebol, nuk janë kushtet për të diskutuar një ndeshje në kushte të barabarta. Është një turp që për disa persona na u desh të heqim dorë nga finalja”.

Media argjentinase kanë treguar në fakt se është mundësia që të skualifikohet stadiumi Monumental, e nëse ndodh, finalja e kthimit do të luhet të Abu Dhabi në 8 dhjetor, sepse javën e ardhshme është e pamundur të luhet në Buenos Aires për shkak të G20.

VENDOSET TE MARTEN
Data e re e finales do të vendoset në Paraguay, në Asunción, në një mbledhje mes Conmebol e drejtuesve të dy klubeve të martën në 27 nëntor.

ANGELICI: PERPARA ME KERKESEN PER FITORE NE TAVOLINE
Daniel Angelici ka përsëritur arsyet e Boca Juniors për kërkesën e fitores në tavolinë, duke iu referuar mbrëmjes së 14 majit 2015, kur sulmi me spray ndaj lojtarëve të River ndërpreu ndeshjen dhe bëri që Conmebol të jepte fitoren në tavolinë 0-3 për Millionarios në Bombonera për cerekfinalen e kthimit të Copa Libertadores (jo jashtë stadiumit dhe jo një orë para ndeshjes).

D’ONOFRIO: DO TE LUAJME NE SHTEPINE TONE ME TIFOZET TANE
Rodolfo D’Onofrio ka komentuar kështu vendimin për të shtyrë Superklásiken dhe kërkesën e Boca Juniors për ndeshjen në tavolinë. Presidenti i River Plate dënoi dhunën dhe tha: “Nuk kam dyshime se ndeshja do të luhet. E gjithë kjo që kërkon Boca pas paktit të djeshëm do të ishte mungesë e fjalës së dhënë. Nuk ka dyshime që finalja do të luhet në stadiumin tonë e me tifozët tonë. Pastaj të shohimkush do të jetë kampion i Libertadores”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *