• |
ide | kryesore

“Do të përjashtoheni”. FIFA letër kërcënuese federatës braziliane, për ndalimin e ndërhyrjeve nga jashtë

Sport
FIFA



FIFA dhe Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol) i kanë shkruar një letër Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), duke kërcënuar se do ta pezullojë atë. Pasojë e këtij kërcënimi është përjashtimi nga garat ndërkombëtare të të gjitha klubeve verdhejeshile, nëse nuk zgjidh së shpejti e pa ndërhyrje të jashtme çështjen e presidencës. Një veprim i nxitur nga vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Rio de Zhaneiros, që më 7 dhjetor të kaluar hoqi Ednaldo Rodrigues nga presidenca e Cbf. Motivi ishin për parregullsi të supozuara në zgjedhjen e tij. Po me vendim të gjykatës, zgjedhjet e reja iu besuan komisionerit José Perdiz.

Federatat “të lidhura me FIFA-n duhet të menaxhojnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të panevojshëm nga palët e treta”, thuhet në letër. Kërcënimi vjen pas një paralajmërimi të lëshuar menjëherë nga FIFA për autoritetet braziliane të futbollit. “Rregullat janë të qarta. Ndërhyrja e fuqive të jashtme nuk lejohet në asnjë mënyrë”, shpjegoi një burim brenda CBF për AFP. FIFA dhe Conmebol do të dërgojnë një delegacion në Rio de Zhaneiro më 8 janar në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën. Ndërkohë, ato ftojnë këdo që të evitojë iniciativat, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet e reja.

Lexo më tej: Festë e fshehtë para ndeshjes, përplasen keq Neymar e presidenti i CBF, Rodrigues: “Bir kur*e”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *