• |
ide | kryesore

Festë e fshehtë para ndeshjes, përplasen keq Neymar e presidenti i CBF, Rodrigues: “Bir kur*e”

-Instant, Sport
Neymar



Kur bëhet fjalë për Neymar, ka gjithmonë vend për polemika dhe debate. Kohët e fundit emri i sulmuesit ka përfunduar gjithnjë e më rrallë në kopertina për shkak të bëmave të tij brenda drejtkëndëshit të gjelbër dhe shumë më shpesh për shkak të zërave dhe thashethemeve që e rrethojnë.

Nga tradhtitë ndaj partneres së tij, e cila së fundmi solli në jetë një fëmijë, e deri te ngjarje të tjera jashtë futbollit që i kanë njollosur emrin, rekordmeni i golave për Brazilin është gjithmonë i përfolur nga të gjithë. E pikërisht në atdheun e tij këto ditë ai është sërish në qendër të polemikave. Arsyeja? Një festë sekrete e organizuar para ndeshjes kundër Venezuelës dhe një debat shumë i ashpër me presidentin e Federatës Ednaldo Rodrigues.

NEYMAR E PRESIDENTI I CBF PËRPLASEN KEQ

Gazetari José Carlos Araujo i Super Radio Tupi rindërtoi atë që ndodhi. Ai shpjegoi se Neymar, së bashku me shokët e tij të skuadrës Vinicius dhe Richarlison, ishin akuzuar tashmë se kishin organizuar një festë “të fshehtë” para ndeshjes kundër Venezuelës (përfundoi 1-1). Gazetari pastaj tregoi se ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së ka patur një grindje shumë të ashpër me presidentin e federatës braziliane të futbollit Rodrigues. Një mosmarrëveshje që buron nga zgjedhja e federatës për të luajtur ndeshjen në Arena Pantanal, stadium në qytetin e Cuiabá.

Lexo më tej: Në Brazil zbulojnë planin e Neymar: “Në vitin 2025 kthehet te Santos për Botërorin”

Toni mes të dyve është ngritur menjëherë dhe situata ka degjeneruar me shpejtësi. Madje lojtari kërcënoi se nuk do të nisej me pjesën tjetër të grupit për ndeshjen e radhës të planifikuar në Uruguai. Krahas kërcënimeve nuk munguan edhe ofendimet: “Bir kur*e”, dyshohet se i ka bërtitur Neymar presidentit. Një sjellje e cilësuar e papranueshme dhe që mund të ketë pasoja të rënda për sulmuesin aktual të Al-Hilal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *