• |
ide | kryesore

FSHF revolucionin e bën aty ku nuk duhet: shkarkohen trajnerët e kombëtareve të vogla, por jo Bushi e Panucci

F1, Sport



Nuk ka qenë një 2018 pozitive për ekipet përfaqësuese, e nëse do të vihet gishti pikërisht për Kombëtaren e të rriturve dhe atë U-21 ku edhe pritshmëritë janë detyrimisht të larta. Nuk kanë shkëlqyer as nivelet e tjera të kuqezinjve, por në këtë pikë vlen më tepër evidentimi i lojtarëve premtues dhe mënyra kontemporane e punës se vetë rezultatet.

E parë në këtë këndvështrim stuhia që përfshiu teknikët e skuadrave përfaqësuese të moshave u përplas në përsonat më pak përgjegjës për një vit kalendarik të pasuksesshëm: Erjon Bogdani nuk do të jetë më trajner i Kombëtares U-19, vendin e tij e ka zënë ish-mbrojtësi Nevil Dede. Ndryshime edhe në Kombëtaren U-17 teksa pas largimit të Mustedanagiç, i cili do të mbajë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare, vendin e tij e ka zënë shkodrani Elvis Beqiri. Ndërsa “reforma” ka prekur edhe Kombëtaren U-15 dhe Eqerem Memushin, të zëvendësuar nga Armand Damo.

Një detaj që duhet theksuar, ashtu si ishte parashikuar edhe më parë: Mustedanagiç është larguar nga detyra për të marrë postin e lënë vakant nga Tramezzani, si drejtor i përgjithshëm i ekipeve kombëtare.

Të çudit shkarkimi i vlonjatit Memushi, pikërisht pas prezantimeve për tu admiruar nga U-15 kuqezi, kundër Maqedonisë, por edhe sfidës së dyfishtë me Malin e Zi. Çudit sepse tekniku e kishte marrë detyrën një vit më parë dhe rezultatet e punës së tij do të mateshin vitin e ardhshëm, por sic duket në FSHF nuk kanë patur shumë durim.

Durim që në fakt e paskan patur me Alban Bushin dhe U-21, furnizuesin direkt të kombëtares së parë dhe ku rezultatet janë gati po aq të rëndësishme sa të të rriturve. Në 10 ndeshje vetëm një fitore e katër barazime dhe vendi i parafundit, vetëm para Estonisë për shpresat e Bushit, që qendroi i paprekur ashtu si Christian Panucci. E renditja e italianit dhe 2018 e tij është edhe më e keqe, por sërisht mori besimin: ndonëse për hierarki duhet të ishin të parat pankina që duhej të fluturonin…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *