• |
ide | kryesore

Superklasikja/ Arrestohet mamaja tifoze që fshihte shpërthyesit tek e bija: ja sa burg rrezikon…

Sport



Eshtë arrestuar dhe tani rrezikon deri në 8 vjet burg për faktin se ka vënë në rrezik jetën e të bijës, mamaj tifoze e River Plate që u filmua duke fshehur shpërthyes ndricues poshte rrobave të fëmijës për të mashtruar kontrollet në stadiumin Monumental, përpara finales së kthimit (që më pas u shty) të Copa Libertadores kundër Boca. Gruaja u zbulua edhe falë orës që kishte në dorën e majtë.

Video u bë virale menjëherë dhe pak orë pas publikimit gruaja u arrestua dhe rrezikon shumë. Dënimi maksimal me burgim në Argjentinë për faktin se ka vënë në rrezik jetën e një fëmije është 6 vjet, për ndëshkimi mund të rritet me 1/3 kur krimi kryehet nga prindërit.

E ndërkohë, asistentet socialë janë vënë në lëvizje për të kuptuar ambjentin në familje të fëmijës, për të vendosur nëse do ta lënë të qendrojë me të atin apo jo.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *