• |
ide | kryesore

Ariana Grande publikon një pjesë të klipit të ri (Video)

Paparazzi, Slider



Prej më shumë se tre javësh këngëtarja Ariana Grande ka publikuar këngën e saj më të re “Thank you, next”.

Kjo këngë u dedikohet katër ish- partnerëve të saj të cilët i ka falenderuar për momentet që i kanë dhuruar. Dhe ndërkohë që kënga po bëhet një sensacion në të gjithë botën, Grande ka treguar se po përgatit edhe videoklipin e këngës.

Vetëm pak më herët këngëtarja ka publikuar një fragment të shkurtër nga video dhe të gjithë mezi po presin të shikojnë vazhdimin.

Nga pamjet e publikuara duket se ky videoklip do të jetë si një film adolenshentësh me metrazh të shkurtër. Madje është një rikrijim i filmit të famshëm “Mean Girls” ku marrin pjesë disa aktorë të njohur përfshirë edhe yllin e këtij filmi Jonathan Bennett.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *