• |
ide | kryesore

Vrasja në Bllok, Elvana Gjata del nga kërkimi policor, por ende nuk dihet ku është

Lajme, Të fundit



Ka mbaruar afati 30 ditor gjatë të cilit këngëtarja e njohur Elvana Gjata ishte shpallur në kërkim policor për ngjarjen në zonën e bllokut, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Ajo u shpall në kërkim më datëë 9 tetor, pesë ditë pas ngjarjes së rëndë.

Prokuroria kërkoi ndalimin e saj për t’u marrë në pyetje si përson që ka dijeni për ngjarjen. Kujtojmë që Elvana Gjata ishte në lokalin ku ndodhi krimi rreth 20 minuta përpara përleshjes mes dy grupeve.

Mësohet se Elvana Gjata u largua nga aeroporti  i Rinasit drejt një vendi të BE-së, por vendndodhja e saj nuk dihet ende. Policia ka shpallur në kërkim të dashurin e saj, Ervin Mata dhe Meviol Bilon, i cili kreu vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e dy të të tjerëve.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *