• |
ide | kryesore

“Kupën Libertadores merreni dhe futeni në b…”: shfryrja e tifozit të River po bën xhiron e botës

Sport



“Na vranë futbollin. Na vranë dëshirën. Na vranë alegrinë e shpresën. Na mundën të dhunshmit”. Fjalë të forta, të atyre që janë të zhgënjyer dhe të nervozuar me atë që ndodhi jashtë Monumental të shtunën e 24 nëntorit. Një prej tyre është tifozi i River Plate, Gabriel Hugo Lanza, që ishte gati me familjen e tij të shihte finalen e kthimit të Copa Libertadores kundër Boca Juniors.

Postimi I tij është bërë viral, 60 mijë shpërndarje dhe 9000 komente mbështetësë, që tregojnë se tifozët e vërtetë janë këta, që duan të shohin një ndeshje dhe ta shijojnë si moment feste. Ajo që duhet të ishte një Superklásike ëndërrash u kthye në një makth, një turp botëror: “I bënë fëmijët e mi të qanin dhe kjo nuk falet. Copa Libertadores futeni në b…!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *