• |
ide | kryesore

FOTO/ Pornostarja hungareze turpëron ish-lojtarin e United: “Më dha 200 euro më pak për… picat”

-Instant, Sport



Ekziston një lidhje antike mes botës së futbollit dhe asaj të pornografisë. Ka patur një marrëdhënie të publikuar mes Asprillas dhe Petra Scharbach, një aktore e viteve 80. Madje edhe Stig Tøfting, para se të ndërtonte një familje me një modele, kishte një histori të trazuar dashurie me Kira Eggers. Për të mos përmendur ish-futbollistin e Liverpoolit, Jermaine Pennant, i cili vendosi të marrë pjesë në shfaqje eksplicite me gruan e tij, modelen Alice Goodëin, duke krijuar një faqe ku mund të paguash për t’i parë ata në veprim. Kështu që, është e habitshme, por jo shumë, që pornostarja hungareze Shona River ka folur për një histori që lidhet me… Manchester United. Ose të paktën, disa lojtarë.

“Më ka rastisur të isha escort për futbollistë të një ekipi shumë të rëndësishëm. Njerëz të famshëm dhe të pasur, kështu që mendova se ‘kjo është më e mira që mund të më ndodhë’. Por nuk ishte kështu, fakti që ata kanë shumë para nuk do të thotë që do të jenë bujarë. Sikur mendonin se unë doja të isha me ta sepse janë të famshëm dhe, pastaj, ata nuk donin të dilnin me mua, thjesht të më kishin në dispozicion si ‘ vajza tjetër’. E pastaj i duket sikur është një gjë e mirë për mua që të shkoj në shtrat me ta”.

Në situata të tilla, ndodhin edhe… gjëra të veçanta. “Një herë më ndodhi të jem me një lojtar për tre ditë dhe kur në fund numërova paratë më mungonin dyqind euro. Ai më tha ‘po, më fal, duhet të paguaja picën për mua dhe miqtë e mi dhe nuk kisha para të tjera’. E nuk dija çfarë ti thosha”. Kur vjen puna për të zbuluar se në cilin ekip ishte lojtari në fjalë, përgjigja erdhi e menjëhershme: “Manchester United, tre lojtarët që njoh ishin të gjithë nga i njëjti ekip. Ose ndoshta kam njohur edhe të tjerë, por nuk mund ta them sepse nuk e ndjek futbollin”. Sidoqoftë, ajo që duket mjaft e qartë është se Djajtë e Kuq (dhe sigurisht jo vetëm) janë ata që ndjekin me interes karrierën e Shona River…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *