• |
ide | kryesore

Bernabeu nuk i pëlqen askujt: Boca apelon vendimin e Conmebol duke ëndërruar fitoren në tavolinë

Sport



Boca Juniors ka vendosur të apelojë zgjedhjen e Gjykatës Disiplinore të Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore (CONMEBOL) për të zhvilluar në Madrid ndeshjen e kthimit të finales së Copa Libertadores me River Plate.

Takimi fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 24 nëntor në Monumental, por për shkak të agresionit të tifozëve të River ndaj autobusit të Boca përpara ndeshjes, kjo e fundit u shty disa herë për të mbërritur te zgjedhja e CONMEBOL për t’u luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Përmes një komunikate zyrtare, Boca Juniors, që kërkon fitoren në tavolinë, pohon se është kundër këtij vendimi dhe shton se do ta çojë çështjen në Dhomën e Apelit të CONMEBOL, madje edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Por kjo zgjedhje e CONMEBOL duket se nuk i pëlqen as River Plate, i ndëshkuar me 400 mijë dollarë gjobë dhe dy ndeshje me dyer të mbyllura në vitin 2019: Millonarios kanë shprehur gjithë mospëlqimin e tyre me këtë komunikatë.

“River Plate do të paraqesë argumentat juridikë ndaj vendimit të marrë sot me nesër të CONMEBOL, për të zhvendosur fushën e finales së kthimit të Copa Libertadores, si dhe sanksionit ekonomik dhe mbylljes së dyerve për dy ndeshje”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën për shtyp të klubit.

Ndeshja e parë, në Bombonera, i pa të dyja skuadrat të ndaheshin në barazim (2-2) ndërkohë që finalja e kthimit është planifikuar të mbahet më 9 dhjetor, në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *