• |
ide | kryesore

Ndarja përfundimtare/ Mourinho ofendon Pogba: “Je një virus”

Sport



Nuk kanë fund kontradiktat mes Jose Mourinho dhe Paul Pogba. Vetëm pak ditë më parë ishte prezanca e parukierit të francezit në qendrën e grumbullimit që shkaktoi tërbimin e Mourinho kundër mesfushorit, ndërsa tani vjen një tjetër sulm verbal. Të shtunën Djajtë e Kuq nuk shkuan dot më shumë se 2-2 në transfertën e Southampton, por më tepër se për renditjen, ky rezultat shërbeu për ti shtuar një kapitull të ri, një përplasje të pashpresë për korigjim. “Je një virus”, ishin fjalët e ashpra – që janë sjellë nga tabloidet angleze – me të cilat tekniku portugez i është drejtuar francezit në dhomat e zhveshjes. Një frazë që duhej të mbetej aty, por që në fakt ka dalë dhe po qarkullon në të gjitha mediat.

“Nuk i respekton të tjerët dhe dëmton ata që kë pranë – ka thënë Mourinho në drejtim të Pogba – Nuk respekton as ata që të mbështesin në shkallët e stadiumit. Në këtë mënyrë po vret mentalitetin e njerëzve të mirë e të ndershëm që qendrojnë pranë teje”. Nuk përjashtohet lënia jashtë e Pogba në impenjimet e ardhshme të Manchester në Premier League, duke filluar nga ëprplasja në Old Trafford kundër Arsenal në mesjavë e kundër Fulham të Ranieri të shtunën.

E gjithë kjo situatë mund të jetë decisive për merkaton e janarit ku francezin e presin krahëhapur Juventus e Barcelona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *