• |
ide | kryesore

Studimi i ri/ Qentë më të zgjuar se macet

Stil



Mund të duket nga sjella miqësore e një qeni dhe aftësia e tyre për të performuar truke se i bën më të zgjuar se shumica e kafshëve, por sipas një studimi ky nuk është rasti.

Psikologët nga Exeter dhe Universiteti i Canterburyt kanë ekzaminuar aftësitë njohëse të ‘mikut më të mirë të njeriut’, në krahasim me kafshët e tjera, përfshirë këtu edhe macet.

Gjatë studimit, ekspertët konstatuan se qentë nuk kanë një nivel më të lartë inteligjencë se rivalët e tyre, macet, apo krijesat e tjera, shkruan Daily Mail.

Studiuesit vëzhguan dhe përdoren të dhëna nga vëzhgimi i maceve, qenve, ujqërve, shimpanzeve, për të parë nëse posedonin ndonjë aftësi të veçantë.

Studimi, i udhëhequr nga Profesor Stephen Lea dhe Dr Britta Osthaus, u titullua “Njohja e Qenit në Kontekstin Krahasues”, dhe u botua në revistën shkencore “Learning and Behavior”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *