• |
ide | kryesore

Si ndodhi vrasja e shqiptarit nga ekstremistët e ‘Agimit të Artë’

Të fundit
Vritet shqiptari nga ekstremistët e ‘Agimit të Artë’



Publikohet emri i shqiptarit të vrarë më 25 Nëntor në Korfuz. Ai është 63 vjeçari Petrit Zifle.

Personi që kreu krimin është një 44 vjeçar, i cili sipas raportimeve të medias greke, është dhe anëtar i “Agimit të Artë”.

Në zgjedhjet e mbajtura në Greqi, ai ka qenë edhe përfaqësues i kësaj partie naziste, në fshatin Lefkimi të Korfuzit. Shkak i vrasjes së Petrit Zifles u bë një debat mes tij dhe autorit të krimit për emrin e Maqedonisë. Në momentin që 44 vjeçari ofendonte qytetarët maqedonas, Zifle ka ndërhyrë.

Lexo më tej:

Janullatus, a nuk i vrasin dhe shqiptarët kështu?

Debati mes tyre është përshkallëzuar duke mbërritur deri në kërcënime për vrasje, nga ana e qytetarit grek. Kërcënime, të cilat u kthyen në realitet.

Anëtari i “Agimit të Artë”, i ka zënë pritë Zifles, duke e goditur për vdekje me çifte. Pasi u vra, Petrit Zifle u hodh në një kanal, ku u gjet ditën e nesërme nga disa kalimtarë të rastit.



4 Comments

  1. Te kish ndodhur ne greqi kjo, do kishin djegur ambasaden shqipetare ne athine dhe rrembenin armet e do hynin paramilitaret te mbeshtetur nga ushtria e qeveria greke ne shqiperi pet te aneksuar troje shqipetare. Greket i kane te gjitha planet e opsionet gjakatare ne tavoline dhe presin momentin. Po ne shqipetaret çfare planesh e opsione kemi ne tavoline? Me çpo shihet kemi vasalitetin, nenshtrimin e bythelipirjen ndaj grekut maskara dhe tradhetine ndaj atdheut

  2. ke vajtur per te punuar ne Greqi ,jo per te provokuar me biseda politike e nacionaliste ,Zot ne shtepine e botes mos u bej,ngushellime gjithsesi sepse jeta eshte e shenjte,mesim per te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *