• |
ide | kryesore

Përjashtim nga Champions: Manchester City i dënuar nga Fair Play Financiar

Sport



Manchester City rrezikon seriozisht. Sipas asaj që bën të ditur the Times, për klubin anglez është fare pranë vendimi për ta përjashtuar nga Champions League e ardhshme. Uefa është gati të mbyllë hetimin mbi sjelljen financiare të klubit anglez e nëse dalin provat e dhunimit e anashkalimit të rregullave të Fair Play Financiar, sipas denoncimit të bërë nga Football Leaks, do të futej në fuqi përjashtimi automatic nga cdo kompeticion i Uefa duke filluar nga viti i ardhshëm.

Sipas asaj që dalin nga dokluentat e publikuara nga Football Leaks, në 2014 drejtuesit e City kanë kryer manovra financiare duke thyer rregullin e FFP, pikërisht për të shmangur penalizimin në Kupat e Europës. Një sjellje që Uefa ka vendosur ta qartësojë, duke nisur një hetim të pavarur që së shpejti duhet të mbyllet, me rekomandimin nga ana e investiguesve për të sanksionuar City. Për Guardiola, sipas mediave britanike, projektohet një 2019/2020 pa Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *