• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo vs Icardi – numrat janë për CR7, por Maurito kundër Juventus ekzaltohet

F1, Sport



Juventus-Inter është edhe Cristiano Ronaldo kundër Mauro Icardi, dy lojtarët simbol të skuadrave respective në këtë fillim sezoni. Në letër nuk duket një krahasim i gjetur: nga një anë CR7 me një palmares me 26 trofe të fituar me klubet e tij, plùs pesë Topa të Artë dhe kampion Europe në fuqi me Portugalinë. Nga ana tjetër argjentinasi akoma “zeru tituli”, si do të thoshte Mourinho. E megjithatë ajo që do të luhet të premten në Allianz Stadium është një përballje e krahasueshme. Mbi të gjitha për sa dy sulmuesit kanë bërë në kampionat dhe Champions League këtë vit.

Të dy nuk janë përplasur asnjëherë në fushë, por golat kanë treguar se dinë ti bëjnë. Portugezi në këtë kampionat ka shënuar 10 gola në 14 prezenca kundër 8 në 11 të Icardi. Janë respektivisht 32% e 30% të golave të shënuara nga skuadrat e tyre. Nëse shtohet në bilanc edhe Champions League, atëherë Ronaldo arrin 11 gola në 18 ndeshje të luajtura, ndërsa Icardi 11 në 16. Në total një gol cdo 141′ minuta për CR7, një cdo 119 minuta për argjentinasin. Në lojë skuadre, Ronaldo ka bërë shumë më mirë: 6 asist për portugezin dhe vetëm 2 për Mauriton.

Këto janë shifrat e sezonit, sepse nëse analiza shtrihet më tej statistikat shkojnë frikshëm në favor të CR7, e jo vetëm për moshën 33 kundër 25 të rivalit. Në klube Ronaldo ka arritur dicka të tillë si 584 gola në 779 ndeshje, ndërsa Icardi 129 në 231: mesatarja është 0,75 gla për ndeshje për Ronaldo e 0,56 për Maurito. Megjithatë në këtë ndeshje nisen të dy nga zero e nëse Ronaldo kundër Inter ka shënuar vetëm një herë (11 mars 2009 në Champions me Manchester United), Icardi i ka bardhezinjtë viktimën e preferuar (8 gola mes Sampdoria e Inter).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *