• |
ide | kryesore

Boks: fitorja e parë në histori e një boksieri transgjinor

Sport



Amerikani Patricio Manuel ka triumfuar si profesionist në një ndeshje të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mundur meksikanin Aguilar me pikë. 33 vjecari është kështu boksieri i parë transgjinor në histori, që merr pjesë dhe fiton si profesionist një ndeshje boksi.

Manuel ka mundur Hugo Aguilar me pikë, me vendim unanim të gjyqtarëve në kategorinë e peshës superpupël. “Nuk do të ndryshoja asgjë nga e gjithë ajo që duhet të bëja për të arritur deri këtu”, deklaroi Manuel për ‘Los Angeles Times’.

Përpara se të ndryshonte seks, Patricio Manuel ishte kualifikuar në boksin femëror për Olimpiadën e Londër 2012, por nuk mori dot pjesë në Lojëra për shkak të një dëmtimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *