• |
ide | kryesore

Video/ Dy vitet e “pushimeve” të Flamurtarit, me Laçin, i mbyll Danilo Alves

F1, Sport, Video



Nuk mbahet mend kur Flamurtari kishte arritur fitoren e fundit kundër Laçit, përpara triumfit të mbrëmjes së sotme në Vlorë, për javën e 16 të Superiores. Për llogari, duhet shkuar larg, sepse suksesi mungonte prej dy vjetësh, me kurbinasit që kishin bërë gjithnjë padronin brenda dhe jashtë fushës së tyre, deri kur Danilo Alves mbylli “pushimet” vlonjate me një gol në minutën e 33.

Sulmuesi i rikuperuar dhe hedhur në fushë nga tekniku Ilir Daja pikërisht për ndeshjen delikate, ka shpërblyer pritshmëritë, me një ekzekutim që nuk i dha asnjë shans Selmanit. Një ndeshje, që përtej oshilacioneve penalizuese të Flamurtarit (mund kryesuesin e humbet me vendin e fundit), tregoi lojë grintoze të kuqezinjve, me shumë mungesa, por me po aq dëshirë.

Debutim pozitiv për 17 vjecarin Rrapaj, i zëvendësuar më pas nga Musta në minutën e 73, ndërsa minuta të çmuara për Kale, që po rikuperon formë nga java në javë.
Nervozizmi i fundit të ndeshjes ishte thjesht sporadik, por nuk ndihmon asnjë nga skuadrat, mbi të gjithë Lacin e Memellit, që nëse do të kishte barazuar me Shtubinën, ose shtyllën e minutës së 88, në devijimin e Altiparmakovskit, nuk do të kishte vjedhur asgjë.

Për trarët e goditur, duhet theksuar edhe akrobacia spektakolare e përplasur në traversë e Danilo Alves, njeriu nga i cili Daja pret shumë, e që po reklamohet si substanca e vlonjatëve, në këtë pjesë të sezonit.

25 pikë për skuadrën e Dajës, që ka hedhur vështrimin nga Europa, edhe pse 5 pikë larg, ndërkohë që bardhezinjtë e Memellit mbeten me një pikë më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *