• |
ide | kryesore

Flet pedagogu i proceduar: Kolegët e mij në Turqi po kalben birucave…

Të fundit

Redi Muçi petagogu i Lëvizjes për Universitetin, që proteston prej 8 ditësh në shesh është njoftuar se emri i tij është mes të proceduarve për protestën e mbrëmshme. Ai ka reaguar kështu në Facebook.

“Në media po lexoj se mes studentësh të tjerë po më bëjnë nderin të më procedojnë penalisht edhe mua. Kolegët e mi në Turqi po kalben birucave të Erdoganit, ndërsa diktatoruci tonë po kujton se na trembi. Mezi pres për fletëthirrjen e prokurorisë që ta ruaj në sirtar për t’ia treguar nipërve të mi, si dokument nga koha e studentëve të Dhjetorit 2018. Koha kur për arsimin, e mbarë shoqërinë, agoi një ditë e re”.


3 Comments

  1. Po pse cfare keni bere ju i nderuar qe ky i gjati do me te fut mrena? A mos ke dal me kallash gje? A mos ke kriju ndoj sekt e po pretendon te minosh qeverine? A mos je pjes e ndoj grupimi etnik qe po don me i realizu qellimet e veta me bomba e kurthe? A mos tu rrezikua jeta gje duke dale ne krah te studenteve? Atje kreu shtetit mbrohet me ligj, tek ne jo. Mos u mundo ti atribuosh as vetes gjera qe as nuk i kupton e s’jane ceshtja jote o profe. Ti shume mire qe i mbeshtet studentet, ketu jam me ty, por te barazosh Edin me Taipin eshte si te barazosh kunadhen me ariun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu