• |
ide | kryesore

Vajza e Cindy Crawford shpallet modelja e vitit

Paparazzi, Slider



Kaia Gerber, vajza e supermodeles Cindy Crawford, rrëmbeu çmimin “Modelja e Vitit” gjatë ceremonisë së “Fashion Awards 2018”, që u mbajt mbrëmjen e kaluar në Londër.

Gerber hyri në histori, si modelja më e re që u vlerësua me këtë çmim, vetëm 17 vjeç, ndërsa vitet e shkuara modelet fatlume që janë vlerësuar me këtë çmim kanë qenë Kate Moss, Lily Cole, Jourdan Dunn dhe Cara Delevingne.

Duket se 17-vjeçarja ka trashëguar talentin në pasarelë nga e ëma, pasi arriti të mposhtë në garë supermodele e njohura si Bella Hadid dhe Kendall Jenner. Ajo nisi rrugëtimin e saj si modele në moshën 16 vjeçare, gjatë sfilatës së Calvin Klein në New York.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *