• |
ide | kryesore

Koha kur Fenomeni frikësonte Maldinin: Desailly tregon anektodën e derbit

Sport



Ronaldo Luís Nazário de Lima, thjesht Ronaldo. Èshtë Fenomeno lojtari më i mirë i viteve ’90 sipas Marcel Desailly dhe ka një histori të vecantë për të treguar sa i jashtëzakonshëm ishte braziliani. Në një intervistë për Ëorld Magazine, ish-mbrojtësi i Milan rrëfeu një anekdodë të vecantë mbi Paolo Maldini e ‘frikën’ e tij për të përballuar Fenomeno në derbin e Milanos.

“Luaja me Milan kur ai ishte tek Inter. E vetmja herë që e pashë Maldinin të frikësuar ishte kur luanim kundër Ronaldos. Më thoshte gjithë kohën: ‘Marcel, duhet të rrish me mua, kam nevojë për ndihmën tënde. Duhet ti shkojmë të dy. Nëse merr topin, ikën dhe nuk e kapim dot më’. Ishte fantastik, një magjistar. Qendronin të gjithë gojëhapur kur merrte topin. I gjithë stadiumi mbante frymën. Ishte hera e parë që shihja dicka të tillë. Ishte kaq i pafat me dëmtimet, mund ti kenë hequr 70% të potencialit të tij. Pa to mund të bënte cdo gjë“, ka përfunduar ish-lojtari i Kombëtares franceze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *