• |
ide | kryesore

“Balkan Insight”: 60 familje turke në Shqipëri jetojnë me frikën e ekstradimit si gylenistë

Lajme, Të fundit



Janë rreth 60 familje turke të lidhura me Lëvizjen Gulen, të cilën Turqia e akuzon se bëri një përpjekje të dështuar nuk vitin 2016, kanë gjetur strehë në Shqipëri, por marrëdhëniet miqësore midis Ankarasë dhe Tiranës duke se po i mbajnë ata me frikë në zemër, raporton në një shkrim të saj “Balkan Insight”. Megjithëse Lëvizja Gylen e mohon përfshirjen në përpjekjen e grushtit e shtetit, qeveria turke ka nisur një spastrim kundër përkrahësve të këtij grupimi si në Turqi edhe jashtë saj.

Sipas Amnesty International, më shumë se 50 mijë njerëz të akuzuar për lidhje me Lëvizjen Gylen janë burgosur, ndërsa mbi 130 mijë nëpunës publikë janë shkarkuar pas përpjekjes së grushtit të shtetit.
Sipas të njëjtave burime, Ankaraja, duke kërkuar të rrisë fuqinë e saj në Ballkan ka krijuar lidhje të forta me Tiranën dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Turqia ka rritur investimet e saj në vend, duke përfshirë ndërtimin e një aeroporti në qytetin jugor bregdetar të Vlorës dhe krijimin e një linje ajrore kombëtare.

“Turqia i ka bërë thirrje Tiranës të mbyllë shkollat e lidhura me Gylen, por Shqipëria deri më tani ka rezistuar”, – citon Balkan Insight, një portal i lajmeve dhe analizave që fokusohet në Evropën Juglindore.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ne i mbajmë nën vëzhgim njerëzit që janë gjoja të lidhura me atë rrjet”, – tha Rama këtë vit.

Turqia rriti presionin mbi Shqipërinë në tetor gjatë një vizite të Ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili i kërkoi homologut të tij shqiptar të mos mbante ata që ai e quajti terroristë nga Turqia.

“Shqipëria është e dyzuar midis nevojës për të mbajtur lidhje të mira me Ankaranë dhe kërkesave të BE-së për të mbështetur të drejtat e njeriut të atyre që kanë ikur nga Turqia. Që nga viti 2016, 35 shtetas turq kanë aplikuar për azil në Shqipëri, ndërkohë që disa herë më shumë se ky numër besohet se kanë gjetur strehim në vend”, – citon Balkan Insight që shton se të sapoardhurit janë të kujdesshëm ndaj marrëdhënieve të ngushta të Ramës me Turqinë.

“Në rastin më të keq, nëse rrethanat nuk do të jenë në favorin tonë, do të kërkoj azil nga një vend tjetër evropian”, – tha një gazetar turk i cili qëndron në Shqipëri.

“Tirana është bërë një destinacion popullor për përkrahësit e Gylenit për shkak të kostos së ulët të jetesës, por ekonomia e dobët e vendit gjithashtu i pengon ata të hedhin rrënjë aty”, – e mbyll Balkan Insight. ©përgatiti LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *