• |
ide | kryesore

Zemra e artë e Nadal, një milion euro për viktimat e përmbytjes në Majorka

Sport



Që ishte një tenist i jashtëzakonshëm kjo ishte e ditur prej vitesh, por tani Rafa Nadal tregon se është një kampion i madh edhe jashtë fushës së tenisit. Spanjolli – ashtu si ka bërë të ditur kryebashkiaku i Majorkës, Mateu Puigros – ka dhuruar një milion euro për viktimat e përmbytjes në qytetin e tij të lindjes Majorka: incidente që ndodhën në 10 tetor dhe shkaktuan 13 viktima.

17 herë fituesi i turneve të Grande Slam, menjëherë pas fatkeqësisë, kishte vënë në dispozicion akademinë e tij të tenisit për të gjithë ata që kishin mbetur të pastrehë. E jo vetëm kaq: Nadal ka zbritur menjëherë në terren për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve e për të dhënë kontributin konkret pas përmbytjes që shkaktoi miliona euro dëme duke lënë qindra persona të pastrehë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *