• |
ide | kryesore

Biseda telefonike e Trump dhe Erdogan për Sirinë: Mbaruam punë, është e juaja

Lajme, Të fundit



Gjatë një bisede telefonike më 14 dhjetor mes Trump dhe Erdogan, mësohet se presidenti amerikan i ka thënë homologut të tij turk në lidhje me Sirinë: “Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë”.

Erdogan po i shpjegonte Trump-it problemet që vinin si pasojë e pranisë së SHBA-së në Irak dhe Siri. Ai ka kërkuar që Amerika të largohet që atje për shkak se ISIS është mposhtur thuajse plotësisht. Presidenti Trump, ka njoftuar të mërkurën tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Trump i ka kërkuar Erdoganit garanci se do të jetë Turqia ajo që do të vazhdojë luftën kundër shtetit islamik. Për këtë ai ka marrë zotimin e kreut të shtetit turk.

Pas tërheqjes së amerikanëve, Izraeli ka marrë përsipër të luftojë prezencën e Iranit në Siri.
Lëvizja e Trumpit, që ka shkaktuar shqetësim të madh mes aleatëve, u pasua nga dy dorëheqje të rëndësishme: E para, dhe më thelbësorja ishte ajo e sekretarit të mbrojtjes James Mattis, e pas tij dorëheqjen e dha dhe i dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global që lufton Shtetin Islamik, Brett McGurk.



3 Comments

  1. Pse duhet te angazhohet kur isis ka marre fund ?

    Mos ndoshta duhet te jeqe asadin medoemos ???

    Te gjitha pranverat arabe ishin rezultat i politikes se obames mbeshtetur nga linjat globaliste dhe perfshire sorrosin , rezultate qe ne fund behen pro ruse ne rajon.

    Cun i zgjut Trump.
    Me kete rast shmang ca telashe mban rusine angazhuar ne rajon me ane te sausiteve dhe izraelit dhe i mbyll halen legenave ne washington qe duan te clirojne boten nga diktatoret lokale dhe per ta skllaveruar nga globalistet e super korporatave

    Kurdet luftuan per veten e tyre dhe paten nje aleat si usa kunder isis. Perndryshe do ishin mposhtur si gjithe te te tjeret. Kurdet kane vetem 2 aleate ne ate rajon amerike dhe izrael. Por kane shume armiq iran turq arab.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *