• |
ide | kryesore

Të gjithë duan të largohen nga Shqipëria, 80% e policave kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Lajme, Të fundit



Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, që mban datën 18 dhjetor, sindikata e policisë paraqet disa kërkesa me karakter ekonomik. Punonjësit e policisë së Shtetit i janë drejtuar Kryeministrit Edi Rama me një shkresë ku kërkojnë plotësimin e 11 pikave. Ndër më kryesoret jane paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë. Dokumenti mban datë 18 dhjetor dhe një kopje e tij u sigurua nga ABC News. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas te çileve kushtet e vëshitra në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.

Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët Europianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje.

Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për llotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minumumin jetik – thuhet në shkresë.

Punonjësit kërkojnë pagesën e Dietave të prapambetura nga 2017. Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës.

Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës.

Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.

Në fund të shkresës, thuhet se është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje. /abcnews



11 Comments

    1. kush eshte toka shqiptare ,njeriu ,dhe fuqia zotit ullzimit tije, thotë:

      trojet shqiptare kan pasuri nentoksore dhe mbitoksore per nje standart sikur gjith shqiptaret te kthehen ne vend 10 here me mire se cdo vend i evropes,,por cfar mungon qe ne ta arrim ,mungon vetem angazhim mbar kombetare ne besim vlera virtyt sejcili sipas mundesis nivelit ,dhe menjehere ne ndollemi ne fillim ndryshimi te plot,zoti ka plotsuar meshiren mbi ne me ullzimin e tije, sikur te angazhohemi te gjith ne dobi me mbeshtetje tek ullzimi zotit menjehere ,do te dale ne siperfaqe 1 ullzimi drejte me dietare ullheqes te drejte ,ligje te drejta dhe popull unik,menjehere ne qartesi gjalleri zgjillje siguri paqe shprese shpetim,keto ja garanton zoti mallerishem individit dhe kolektivit kur angazhohen ne dobi sipas ullzimit zotit ,sepse zoti mallerishem ashtu si krijoj ne menyre te persosur,krijesat dhe funksionin e jetes krijoj ullzimin ,dhe organizimin e funksionit te zgjilljeve dobive paqes dhe gjitha nevojave qe njeriu ka kudo qe te shkoni o njerez toka zotit eshte dhe pa njohur dhe praktikuar ullzimin e zotit ne asnje cep te planetit nuk do te ndjeheni te qete dhe suksese sdo keni sepse rruga e paqes,zgjilljeve funksionit dobive vjen vetem sipas ullzimit zotit sepse vetem ai eshte manuali jetes funksionit frymarrjes saje mbi toke shkaku i vetem qe ne po vuajm gazep mbi gazep ,te keqe mbi te keqe eshte sepse u larguam nga rruga drejte qe eshte rrugzgjillje pa probleme dhe pranuam te padrejtit padrejtesin qe eshte rrug problemesh pa zgjillje nje rruge jo funksionale ku njerezve me te malle ju sjell demin se dobin ,

  1. Polici me 10-12$ ne dite?? Bir selmanirames.
    Shtoni cdo pages mujore +500$ per cdo individ. Bllokoni ppp o kkk.
    Mos ndiqni politiken berishiane te 93, qe pagat sjellin dembelizem. Ai kerkon cdo sekond zbatimin e planit qindra vjecar serb te spastrimit etnik

  2. ”” Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për llotarinë Amerikane”’

    Se nga e gjeti kete % kjo sindikata e policise , nje dreq e di. Duken sikur kto jane lajme-ushqim per gomeret e ketij portali. Tamam si ato laksativet qe te ndihmojne te nxjerresh cfare ke ne zorren e trashe kunder qeverise .

      1. o i paemer qe zoti te marrte ymrin. Cke me komentuesit qe bejne komente qe nuk te pelqejne ty. Ti ke gje per te thene per kete lajm ? Nese nuk ke , mbylle halen.

        Perse keto muajt e fundit eshte shume e veshtire te japesh mendimin tend pa kaluar ne skanerin e SHKERDHATAVE te FRDs te cilet cdo komentus qe nuk shan qeverine ose ramen e shajne me fjalet me te ndyra.

        Injoranca nuk ka brire.

  3. Duan te ikin se nuk kan shpres te keta qe jan sot ne pushtet. Po me shume i tremb ideja se mos do rikthehen ata te temershim qe ishin.

    1. keta jan deziformi shthurje ,per tiu imponuar shqiptareve largimin sepse kan grabit prona te drejta ketu jan gati per te ardhur popullsi tjera,migrantesh dhe keta te mbesin zoterit e pronave tona,por fatkeqesish per fatin e keq te tyre qe leshun gjitha me koncesion e slan gje pabere,zoti padrejtesi e krijoj si sprov ndeshkimi dhe jo shperblimi, binduni se dhe ndeshkimi ndaj te padrejteve nese nuk pendohen dhe ua kthejne te drejtat tjereve eshte ligj preciz i zotit,qe askush nuk i shpeton gjithcka varet se kur dhe si zoti mallerishem do tua cojne ,ndeshkimin e tije nuk mund ta ndalin sikurse nuk mund te ndalojne frymarrjen e fundit ne trupat e tyre,kurr njerzve ne padrejtesi,nuk u ka dalur ajo qe kan dashur dhe si kan dashur vetem se si e ka percaktuar i malli zot keshtu qe as keto,qe sundojne sot me padrejtesi nuk kan ndonje privilegj tek zoti me shum se sa percaktimin e tije,nje gje po bejne te mir per ne se po na lehtesojne mekatet duke i marr mbi shpinen e vet per ne diten e gjykimit qe pacmangeshem me shpejtesi po vjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *