• |
ide | kryesore

Efekti domino/Me dhjetra pedagogë nënshkruajnë pro protestës studentore

Arkiva, Kryesore



Ndonëse me afrimin e festave të fundvitit protesta në rrugë duket sikur u shua, ajo në fakt ka marrë një përmasë të re. Si pasojë e një ekekti domino asaj po i bashkëngjiten njëri pas tjetrit edhe petagogës e fakulteteve që po nënshkruajnë peticione dhe po kërkojnë një zëri abrogimin e ligjit të arsimit të lartë. Fillimisht në, 18 dhjetor, mbi 50 pedagogë të universitetit të shkencave sociale kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.

Kryeministri Rama në “dialogët” e tij me studentët e ka mohuar kategorikisht abrogimin e asaj që ai e cilëson si një nga reformat e tij kryesore. Por, pedagogët e quajtën atë një zëri si “shkakun themeltar të problemeve në universitetet publike shqiptare”.

Për të mbështetur kërkesën e tyre ata kanë shpërndarë edhe një dokument drejtuar rektoratit që në fillim të vitit 2015 ku ata bënin vërejtje thelbësore për reformën ende të pa miratuar në parlament.

Pak ditë më pas, në 21 dhjetor, të njëjtën nismë e ndërmorën edhe kolegat e tyre të filologjikut. Kërkesa ishte e njëjtë ti jepej fund ekspertimentit me ligjin e arsimit të lartë.

Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare.

Të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015, siç e kemi artikuluar që prej katër vitesh, kërkojmë:

Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse” thuhej në deklaratën e tyre. Mes nënshkruesve binte në sy edh profesor Artan Fuga i cili prej 4 vitesh militon për këtë qëllim.

Lexo më tej:

Profesor Fuga për protestën e studentëve: Kuptojeni se e keqja është ligji për arsimin e lartë

Në peticionin e petagogëve të filologjikut kërkohej:

Hapja e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:
Garantimi i të drejtave studentore
Financimi i dijes
Cilësia e mësimdhënies
Demokratizimi i universiteteve
Autonomia e universiteteve
Rritja e transparencës
Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës

Aucun texte alternatif disponible. Aucun texte alternatif disponible.

 

Ndërsa duke iu bashkuar protestës pedagogët e Fakultetit e Gjeologjisë dhe Minierave ruajtën të njëjtin tekst peticioni si shkencat sociale. në shumicë brenda fakultetit të tyre, 29 firmëtarë nga 49 petagogë të punësuar, edhe ata kërkuan abrogimin e ligjit të Arsimit të lartë.

Aucun texte alternatif disponible.

Deri më tani kryeministri Rama as nuk e ka pranuar prekjen e Reformës në arsim që ai vazhdon ta quajë të suksesshme, dhe është munduar ta mbrojë atë si një arritje në të gjitha dialogjet që ka zhvilluar me studentë dhe pedagogë.
“Një fjalë për pedagogët që mbledhin firma për ligjin e arsimit të lartë- tha sot ai-. Ka shumë pedagogë në arsimin e lartë që janë heronj por ka dhe të tjerë si puna e asaj shprehje sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull. Kështu që para se pedagogët të shkojnë tek ligji është mirë të provojnë përputhjen e vet me ligjin. Ligji nuk na pengon për asgjë, kështu që ligji nuk preket. Kush e kërkon ka të drejtën e vet por ligji është rezultat i vullnetit të një shumice që ka marrë mandatin e popullit dhe asnjë pakicë, e pakicës së pakicës nuk mund të imponojë asgjë”, u shpreh sot Rama.

Futja në lojë e një numri kaq të madh pedagogësh e bën edhe më të vështirë pozitën e qeverisë, sepse ajo përveç rritjes së përmasave i jep dhe një artikulim tjetër debatit mbi rrëzimin e Ligjit për Arsimin, për të cilin qeveria as nuk ka pranuar të dialogojë.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Nje mesazh i qarte, dhe realiste. Nje mesazh qe ja cjerr ate masken e hipokritit ketij pafillo kryeministri qesharak. Ky ka kaluar cdo limit, dhe keto peticione ku firmosin pedagog eshte nje tjeter shuplake, per faqen qe nuk skuqet kurre. Reagimi i ketij kryeministri mashtrues, jo vetem qe nuk e zbut situaten , por perkundrazi rrit revolten dhe irritimin e njerezve. Uroj ti kete bere mire llogarite.

  2. Ka ndonje qe te me spjegoje kuptimin e shprehjes “Efekti domino”, se une e kuptoj qe jane ata petagoge qe vuajne semundjen e dominose mbasi kohen e lire e kalojne duke luajtur domino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *