• |
ide | kryesore

Të veshurat më mirë gjatë 2018 (FOTO)

F1, Paparazzi, Slider, Stil



1.Tracee Ellis Ross
Aktorja e njohur amerikane Tracee Ellis Ross ka patur një vit të mrekullueshëm, e cila në çdo paraqitje të saj do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve dhe do të renditej tek e veshurat më mirë. Ajo na ka rrëmbyer zemrat me fustanet voluminoze nga Valentino e cila dukej si një Barbie e vërtetë.

tracee.jpg tracee3.jpg

 

2.Lady Gaga
Viti 2018-ë ka qenë i gjithi për këngëtaren e njohur Lady Gaga, e cila përpos muzikës ka treguar këtë vit talentin e padiskuteshëm që ka në aktrim. Nëse me herët nuk ishit fanse të Lady Gagës, pas filmit ‘A star is born’ ajo padyshim ka fituar shumë fansa. Përveçse kësaj, ajo ka lënë gjurmë këtë vit edhe në modë e cila në çdo paraqitje ka marrë vëmendje të madhe dhe sipas ‘Vogue’ ajo është një ndër femrat veshur më bukur gjatë 2018-ës. Pra, një yll ka lindur me të vërtetë këtë vit.

lady_1.jpg lady_4.jpg

 

3.Meghan Markle
Meghan Markle ka qenë personi më i kërkuar në Google gjatë 2018-ës, por edhe personi që ka shkaktuar më shumë lajme se kushdo këtë vit dhe kjo falë dasmës me Prince Harry. Ajo është komentuar shumë gjithashtu edhe për veshjet e saj, ku duhet ta pranojmë që është veshur gjithmonë shumë bukur me stilin e saj klasik dhe plot elegancë.

meghan_2.jpg meghan_1.jpg

 

4. Zoë Kravitz
Zoë është simboli i stilit punk e cila gjithmonë është shfaqur me të zeza, por shumë sensuale në të njëtën kohë. Në çdo tapet të kuq, ajo ka rrëmbyer vëmendjene të gjthëve, përfshirë edhe ata të kritikës së modës. Nëse e adhuron dhe je besnike e ngjyrës së zezë, Zoë është këtu për ju!

zoe1.jpg zoe.jpg

 

5.Zendaya
Një princeshë Disney? Po ju lutem! Besoj të gjithë ne jemi rritur me Zendaya, e cila i lexohej suksesi që kur ishte e vogël. Përpos një aktore e talentuar, ajo ka dëshmuar që bukuria natyrale nuk vdes kurë dhe që është një vajzë me shumë stil. Me të drejtë revista ‘VOGUE’ e ka konsideruar si të veshurën më mirë gjatë 2018-ës.

zendaya_4.jpg zendaya_5.jpg

 

6. Saoirse Ronan
Aktorja 24 vjeçare që rrëmbye zemrat e të gjithëve me rolin e saj tek filmi ‘Lady Bird’, ka rrëmbyer zemrat e kritikëve të modës gjithashtu. Në çdo dalje të saj binte në sy ëmbëlsia dhe thjeshtësia tek ajo. Saoirse ka treguar që nuk ka frikë të eksperimentojë me lookun e saj, prandaj shumë herë ka guxuar të vishte Gucci, një firmë që qëndron shumë larg stilit të aktores, por ama ja dalë gjithmonë që të dalë në krye.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *