• |
ide | kryesore

Iggy Azalea: Ndihem e lodhur, është depresionuese

Paparazzi, Slider



Gjatë performancës së saj, një nga kërcimtaret pësoi kriza epilepsie, por këngëtarja nuk dha asnjë reagim. Për këtë u sulmua shumë nga fansat, duke e cilësuar si një gjest jo njerëzor vazhdimin e këngës pa dashur t’ja dijë për kërcimtaren.

Por disa orë më parë, vetë Iggy ka reaguar nëpërmjet një postimi. “Ndonjëherë ndihem vërtet e lodhur nga bota, ndihem sikur ÇDO gjë që bëj, kthehet në një mundësi për njerëzit që të më thonë se muzika ime ta shpif, veshjet e mia janë të shëmtuara, pse unë nuk ja vlej apo pse jam një person i tmerrshëm. Jam e lodhur. 4 vitet e fundit kanë qenë thjesht unë duke ekzistuar në një botë ku nuk bëj asgjë në rregull dhe është e vështirë mos të ndihesh sikur “cili është qëllimi” dhe të qëndrosh e motivuar. Secili thjesht po mundohet të mbijetojë në ditën e tij. A mund të jemi pak më të dashur me njëri-tjetrin? Të shohësh sa shumë njerëzit kënaqen kur sillen tmerrësisht keq me të tjerët është depresionuese.”- ka shkruar ajo.

Ndërkohë për ngjarjen Iggy është shprehur se kishte menduar se kercimtarja thjesht kishte ndrydhur këmbën dhe vendosi të këndonte derisa të mbaronte kënga. Më pas, thërritën mjekun dhe kërcimtarja është mirë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *