• |
ide | kryesore

Analizat e Lapsit/ Vështrime të thelluara për vitin që lëmë pas

Arkiva, Kryesore



Vështrimet analitike janë një nga shtyllat kryesore të Lapsi.al. Në këtë përmbledhje ne kemi përzgjedhur këndvështrimet kryesore që kemi bërë gjatë këtij viti, për ngjarjet dhe fenomenet e politikës, diplomacisë, kronikës së zezë dhe zhvillimeve të tjera në vend. Në shkrimet e mëposhtme të botuara gjatë këtij viti mund të shfletohen mardhëniet mes Ramës dhe Erdoganit, ato ndërmjet Tiranës dhe Athinës, një historik i plotë i konfliktit për prishjen e tetarit, një skaner i bëmave të dy ministrave të fundit të brendëshëm, Tahiri dhe Xhafaj, një analizë e videntimit të Erion Veliajt si përçarës i protestave dhe një hipotezë për mënyrën se si mund të ndahet Kosova.

 

Këtu poshtë një analizë e thelluar e marëdhënies mes presidentit turk dhe kryeministrit shqiptar:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Si ka evoluar maredhenia Tiranë- Athinë:

Piruetat diplomatike/ Si e ka dredhur Rama qëndrimin në raport me Athinën

Çfarë ndodhi gjat një viti me Teatrin Kombëtar:

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Kalvari i Saimir Tahirit me drejtësinë:

Kronologjia/ Të gjitha manovrat e Saimir Tahirit për tu shpëtuar hetimeve

Fatmir Xhafaj para dhe pas largimit:

Mesazhet kontradiktore të Xhafës/ Disident apo rilindas i bindur?

Skandali i Lulzim Bashës me pagesat për lobing në Shba:

Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët për Bashën në ShBA?

Si ka krijuar Rama alibi për skandalet e lidhjes me krimin që kanë prekur qeverinë e tij:

Video/ Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit

Habia me linjën e aviacionit Shqiptar:

https://lapsi.al/2018/09/18/fantazma-e-air-albania-a-ekziston-avioni-me-emrin-lasgush-qe-rama-ngriti-ne-qiell/



2 Comments

  1. Tragjikomike te degjosh dhe sot kreun e bandes se rilindjes t’u flase shqiptareve per nje realitet qe ekziston vetem ne manualin e propagandes se tij.

    Prej 5 vjetesh drejton qeverine me te inkriminuar dhe te korruptuar te 29 viteve te fundit, por shqiptareve u flet per siguri dhe ndershmeri.

    ‘Ministri me i mire ne historine e puneve te brendshme’ Saimir Tahiri eshte sot nen hetim per trafik droge.

    ‘Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise’ Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali.

    ‘Kryetari me i mire i Bashkise ne histori’ Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar.

    ‘Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi’ Ditmir Bushati mbahet mend per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve.

    ‘Ministrat me te suksesshem’ Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave.

    Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranen ne lavartricen e pastrimit te parave te krimit dhe droges.

    350 trafikante e kriminele te faktuar punesoi Edi Rama ne 5 vjet ne parlament dhe qeverisjen vendore.

    Sot 290 mije qytetare ushqehen vetem nje here ne dite.

    Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *