• |
ide | kryesore

Berisha mbledh Kryesinë: Nisim analizën e thellë të procesit zgjedhor

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD-së. Në fjalën e tij, Berisha tha se do të nisin një analizë të plotë për funksionalitetit të partisë gjatë fushatës elektorale.

Sali Berisha: Koha është pa ndjenja, pa mëshirë ndaj dhe nuk njeh as halle, as vakanca dhe asgjë. Ajo ecën dhe vetëm ecën. Kështu që mblidhemi për të qëndruar asaj në ballë në detyrën tonë. Ndaj dhe e thirrëm këtë mbledhje për të kaluar tani, për të mbyllur një fazë të rëndësishme që ne e kemi cilësuar mbrojtjen e votës. Për të kaluar në një fazë të re, të një analize të thellë, të plotë dhe gjithanshme të PD mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale, gjatë procesit zgjedhor. Me këtë rast unë dua të falenderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë kandidatët, ata mijëra e mijëra anëtarë, simpatizantët tanë, të cilët u angazhuan me përkushtim të madh për rezultatin më të mirë të mundshëm në zgjedhjet që kaluan. Unë i garantoj se investimi i tyre ka dhe do të ketë vlerësimin më të madh të PD. Rezultati i punës dhe i mundit të tyre, nuk është pa fryt. Atë çka u arrit u arrit për shkak të angazhimit të tyre. Kjo nuk do të thotë se ky angazhim ishte i njëtrajtshëm, kjo nuk do të thotë se nuk pati gabime, defekte dhe të meta në makinerinë tonë elektorale. Ndaj ne çelim siparin e një analize, të thellë dhe të plotë të procesit zgjedhor. Grupi i punës i ngarkuar për hartimin e raportit të procesit zgjedhor me në krye zotin Bylykbashi, zonjën Albana Vokshi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri etj., mund të them se kanë bërë një punë serioze. Ata në mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte, me dokumente të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit.



5 Comments

  1. Te gjitha fajet i kane te tjeret vetem Berisha jo. Cfare ndryshon ky nga Rama ? 32 vite mekate sa nje mal dhe Berisha vazhdon e tallet. Keq i ben demokrateve dhe shqiptareve jo rilindas, e sigurte Rames po i sherben si paterice per ta mbajtur ne pushtet. Berisha IK

  2. OH SA E BUKUR ESHTE TRESHJA ZOTI I BEKOFTE SE VETE. MIREQENIE E DASHURI NA KANE DHENE thotë:

    VJEN ALEKSI SE FURNIZOHET NE SURREL NGARKON AVIONIN PERSONAL ME CANTA DHE THESE MIELLI HAN DHE BYREKUN E LINDES !SIPAS ZAKONIT JEP SHPERBLIMIN ME DY FOTO ME DY KRYEHAJDUTET E BALLKANIT E ME TEJ DO TE VIJE PRAP DHE DO TE SHOFIM FO T O TE TJERA PRAP

    1. Po mblodhi fakte Albana do te binden shqiptaret dhe nderkombetaret qe zgjedhjet jane vjedh. Po lere pastaj po u futen ne loje Bylikbashi dhe Stazimiri behen shume te besueshem. Po paskeni harruar thuthuqin Edi dhe Nulin pa aktivizuar qe te beheshit me te besueshem ne verifikim.

  3. Jemi te bindur qe zgjedhjet jane manipuluar,por sa te jesh ti Sali kurre nuk do te dal e verteta sepse ti je njeriu kryesor qe e ndihmon Ramen dhe Veliajn per te qendruar ne pushtet. Bisedoje njeher me Xenin dhe Abin kete pune.

  4. Te gjithe kane faje vetem ti Doktor je i pafajshem. Mos leviz aty rri. Sepse po levize te largohesh e pret ne bese Edi Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *