• |
ide | kryesore

Flet para hetuesve për vrasjen e dyfishtë në Ballsh, debatin e nisa me kunatën

Lajme, Të fundit



Gazmend Musta, ka treguar përpara uniformave blu variantin e tij për konfliktin me të shoqen dhe kunatën, që u përshkallëzua deri në vrasjen e tyre.

34-vjeçari është shprehur se debatin e kishte nisur me kunatën e tij.

“Kisha shkuar tek prindërit e mi në fshat. Kur u ktheva në banesë gjeta motrën e gruas. Merisa më tha se kishte ardhur që të merrte motrën e saj dhe fëmijët që të shkonin për festë tek prindërit e tyre. Nuk e lejova të shkonte sepse me ta kam pasur debate të herë pas hershme. Që kur kam shkuar emigrant në Greqi kam pasur sherre me babain e nuses. Kur po debatoja me kunatën, ndërhyri edhe Gentiana duke më kundërshtuar”.

Pak pasi vrau bashkëshorten  Gentiana Çaushaj dhe kunatën Merisa Çaushaj, ai është arrestuar në gjendje të dehur nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *