• |
ide | kryesore

Rrëfehet Ginevra Sozzi: “Shkova me të pas 20 ditësh, në kazinò isha edhe unë”. Tërbohet interisti

Sport



Nuk është një periudhë e qetë për Radja Nainggolan, që po kalon pushimet në Sardegna me familjen, por është në qendër të vëmendjes për një situatë delikate. Në fillim zbulimi i netëve në kazino, pastaj përjashtimi nga sfida me Napoli për motive disiplinore e në fund kriza e pretenduar martesore që lojtari e bashkëshortja i janë përgjigjur me një video publikuar në rrejete sociale, por në cështje tani është përfshirë edhe Fabrizio Corona. Ish-mbreti i skandaleve po promovon një revistë të re, ‘The King’, e ka lajmëruar intervistën ekskluzive të Ginevra Sozzi, e dashura e pretenduar e Radja (ish i Paulo Dybala).

Njoftimi nuk i ka pëlqyer Nainggolan, që ka komentuar direkt në profilin e revistës, titulli i të cilës është ‘e gjithë e vërteta për cështjen Nainggolan’. “E gjithë e vërteta? – ka shkruar Ninja – Duket që është një bisedë direkte me të … apo është vetëm ajo që flet? Mah”. Përgjigja e Corona nuk ka vonuar (“I dashur Radja, është një kënaqësi të marrim një koment tëndin, nuk jemi palë. Nëse do ta mohosh atë që ajo ka thënë mund ta na japësh një intervistë”) por nuk dihet ende nëse Ninja do ta bëjë dicka të tillë.

INTERVISTA E GINEVRA SOZZI
Gruaja ka treguar për ‘The King’ të vërtetën e saj në historinë me Nainggolan përmes disa mesazheve audio në të cilat flet për rrugë të lirë në relacionin me mesfushorin e Inter:

“Në fillim ai pyeti për mua tek lokali dhe mori numrin tim. Ai shkoi tek The Club e unë mbërrita më vonë. Ai nisi të më pyeste kush isha. I thashë të më linte rehat. Më dërgoi mesazhe duke thënë se donte vetëm të më përshëndeste, më jep kënaqësinë e një kafeje, ishe e vetmja në The Club ndryshe nga të tjerat. I thashë nuk më intereson, më lër të qetë”.

“I di të gjitha llogaritë e Radja. Kam jetuar 4 muaj e gjysëm në simbiozë me këtë. Ky person vinte 20 herë në ditë para lokalit. I thashë, unë këto përralla nuk i besoj, kam dëgjuar shumë: të lutem më ler të qetë. Ai më tha, më ler të paktën mundësinë të të josh. Që aty nisi: në fillim më shkruante me numrin belg, pastaj me atë italian, pastaj vinte me trëndafila”.

Mbrëmja në kazinò? “Atë mbrëmje humbëm 150.000 euro. Unë po qaja dhe isha bërë jeshil në fytyrë, mendoj se nuk i kam parë kurrë në jetën time 150.000 euro. Isha aty pranë. Nuk diskutoj sjelljen e Radja, nuk më intereson si u soll ai. Nëse ka një grua apo nëse nuk e ka. Nuk kam treguar mungesë respekti ndaj askujt. E di mirë se nuk bën pjesë në ëndërrën që kam pasur që e vogël, por nuk vendos unë me kë dashurohem. Unë justifikohem kështu. Duke nisur nga kjo mendoj se kam investuar ndjenjë me të. Nëse shkova me të natën e parë? Jo, pas 20 ditësh. U mbyll 10 ditë më parë, e nëse iu intereson sapo më bllokoi në WhatsApp”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *