• |
ide | kryesore

FOTO/ “Jam burri më i lumtur në botë”: Kaka martohet, pas Caroline ja ku është Carolina

Sport



Është një periudhë lumturie për Ricardo Kaka, që ka bërë publike se së shpejti do të martohet. Në fakt është e dyta për ish-yllin e Brazilit, që në 2015 u divorcua nga gruaja e tij e parë Caroline Celico (pas 9 vjetësh martesë e dy fëmijëve, Luca e Isabella). Ndoshta rastësi, ose dashuri për emrin, por edhe gruaja e re e ish-Topit të Artë quhet Carolina.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram, braziliani ka bërë të ditur se i ka bërë propozimin Carolina Dias, modeles braziliane 25 vjecare: “Më ke bërë njeriun më të lumtur në botë!!! Të premtoj se do të të bëj gruan më të lumtur në botë. Të dua” ka shkruar Ricardo Kaka.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *