• |
ide | kryesore

Poloni/ Bie zjarr në parkun e lojërave, 5 vajza adoleshente ndërrojnë jetë

Të fundit



5 vajza adoleshente që kishin shkuar në një park lojërash në qytetin Koszalin për të festuar ditëlindjen e njërës prej tyre, janë djegur.
15-vjeçaret, kanë hyrë në një dhomë që mbyllet hermetikisht e prej së cilës mund të dalësh në rast se gjen të dhënat e duhura.

Por ambienti që duhet të shërbente për argëtim, u kthye në një kurth vdekjeprurës për vajzat, të cilat nuk arritën të dalin dot prej andej.
Një i ri 25 vjeçar ka marrë dhe ai lëndime të rënda prej flakëve. Zyrtarët nuk i kanë dhënë ende një shpjegim fatkeqësisë, por po hetojnë për ndonjë problem të instalimeve elektrike, afërsinë e telave me materiale që digjen shpejt si dhe praninë e qirinjve.

“Dhoma e shpëtimit” është një lojë që ka fituar popullaritet të madh në pjesë të ndryshme të botës. Kur ajo u shfaq për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 2013 kishte vetëm 7 dhoma të tilla, e sot ka mbi 1000.

Pjesëmarrësit mbyllen brenda dhe duhet të zgjidhin disa quizze për të dalë jashtë. Autoritetet besojnë se personi përgjegjës për lojën në rastin e Koszalin, më shumë gjasë nuk ka qenë aty kur ka nisur zjarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *