• |
ide | kryesore

Lodhja i kushton jetën dy alpinistë në malin Everest

-Instant, Lajme, Planet



Dy alpinistë të huaj kanë ndërruar jetë në malin Everest. Një alpinist zviceran dhe një amerikan kanë humbur jetën nga lodhja pas ngjitjes në malin Everest. Abdul Waraich, 41, nga Zvicra dhe  Puwei Liu nga Shtetet e Bashkuara, 55,  vdiqën nga lodhja ndërsa po zbrisnin  shpatet e malit prej 8,848.86 metrash të mërkurën. Lajmi është bërë i ditur nga organizatori i ekspeditës së tyre.

Waraich, i cili ishte duke zbritur pasi arriti majën e malit, vdiq afër një kampi në jug, sipas Chhang DaWa Sherpa, një zyrtar i kompanisë. Liu nuk mundi të arrinte majën e Everestit dhe vdiq në zbritje pranë një kampi prej 7,900 metrash në South Col, tha Sherpa në postimin e tij në Instagram. Qindra alpinistë përpiqen të arrijnë majat më të larta të botës në Nepal. Sezoni komercial zhvillohet nga prilli deri në maj çdo vit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *