• |
ide | kryesore

Teuta fillon të besojë, shefi i klubit: “Me Arapin jemi për titull”

Sport



Në vendin e tretë, vetëm 4 pikë larg Partizanit kryesues, për Teutën zona Europiane e renditjes mund të mos jetë mjaftueshëm. Sigurisht mbetet objektivi primar, por tani të diktuar edhe nga renditje bregdetarët shohin nga titulli. Në këtë aspekt, durrsakët po përpiqen të kryejnë lëvizje të matura në merkato, duke i kushtuar vëmendje plusvalencave. Erlis Frashëri është përforcimi i parë i bregdetarëve, ndërsa është larguar Bojan Gjorgievski dhe Arsid Kruja.

Megjithatë, në Durrës priten afrime të tjera dhe emri që po lakohet më shumë është ai i Renato Arapit, një lojtar që mund të bëjë diferencën, aq sa të bëjë shefin e klubit, Enid Furxhi, ta cilësojë vendimtar në luftën për titull: “Është një lojtar që nuk ka nevojë për prezantime. Jemi në bisedë me të dhe nëse arrijmë të biem dakord do të jetë një armë plus në luftën për titull”.

Një gjysëm e parë sezoni më shumë se pozitive e ambicje për të tentuar më shumë në pjesën e mbetur të tij. Me këtë objektiv, Teuta ka filluar përgatitjet në Durrës, duke kërkuar më tepër përqendrim, por edhe sepse planet u prishën nga shtyrja e kampionatit, duke bërë që skuadra të qendronte në Durrës, ndryshe nga Antalia një vit më parë.

“Fazën përgatitore do ta zhvillojmë në Durrës, – shpjegoi Furxhi – sepse menduam që koha në dispozicion ishte e limituar. Kampionati duhej të fillonte në 20 janar, e për këtë arsye vendosëm të qendronim këtu, por nëse do ta denim që në fakt do të fillonim në datën 27 atëherë do të vazhdonim në Antalia si zakonisht”.

Në dy seancat e para stërvitore tekniku Bledi Shkëmbi nuk ka patur në dispozcion Amadu Latif, Bubakar Traore dhe Tefik Osmani, të cilët do të bashkohen me grupin të hënën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *