• |
ide | kryesore

Mesnatën e të dielës tekniku i ri i Real Madrid do të jetë Mourinho…sipas Bookmakers

Sport



Pankina e Real Madrid është ajo më e nxehta në Europë, duke konsideruar klubet e mëdha. Solari, pas një fillimi të rëndësishëm, nuk po bën shumë për tu konfirmuar, madje ndoshta edhe për të qendruar në pankinë deri në fund të sezonit. Humbjet kundër CSKA Mosca, Eibar e Real Sociedad, dy nga të cilat përpara publikut të shtëpisë, i kanë zbritur shumë pikë argjentinasit në sytë e tifozëve dhe drejtuesve, duke e bërë të mundshëm shkarkimin e tij, që sipas bastvënësve angleze do të jetë shumë shpejt.

Real, ose më saktë bastvënësit, kanë gati edhe zëvendësuesin. Josè Mourinho, është favoriti për tu ulur sërisht në pankinën e Bernabeut, gati pesë vjet nga lamtumira e tij me polemika. Një zgjedhje që, sipas asaj që raporton The Sun, është gjithnjë opsioni i preferuar i Florentino Perez, që nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Special One e hidhërimin që nuk arriti të fitojë Champions League bashkë me portugezin. Aktualisht kuotat për ardhjen e dytë të Mesias luzitan në Madrid janë shumë të mëdha, pas disfatës së Blancos kundër Real Sociedad.

Klasifikimi për mbërritjen e Mou në vend të Solari (opsion që jepet 2,5), shoqërohet nga mundësitë në fund të sezonit (3,5) ose gjatë janarit (eventualitet i kuotuar 7). Por duke qenë se Real luan dy ndeshje këtë javë (e para për Kupën e Mbretit kundër Leganes e pastaj transferta me Betis në Sevilla), është edhe një tjetër zgjidhje radikale, por po aq e mundshme: Mourinho i zyrtarizuar brenda mesnatës mes të dielës dhe të hënës, dmth menjëherë pas sfidës me verdhejeshilët e Quique Setién.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *