• |
ide | kryesore

Andorra, klubi i zbavitjes katalanase: Messi e Fabregas ortakë me Pique

Sport



Miq të rinj aventure për Gerard Piqué, që në fund të 2018, përmes grupit të tij të investimeve Kosmos u bë pronar i FC Andorra, klub që militon në divizionin e pestë spanjoll. Sipas të përditshmes Diari d’Andorra, mbrojtësi i Barcellona ka bindur edhe Lionel Messi e Cesc Fabregas të bëhen ortakë në minorancë në këtë aventurë të re profesionale.

Objektivi është ta cojnë klubin në futbollin që ka rëndësi brenda 3-4 vjetësh. Do të ishte e thjeshtë nëse do të luanin vetë në fushë, por këtë herë duhet ta bëjnë duke i parë ndeshjet nga tribuna…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *