• |
ide | kryesore

Për herë të parë, tre arbitre shqiptare marrin stemat e FIFA-s: kryesorët janë ata që në Superiore kontestohen më shumë…

Sport



Askush nuk dyshonte se emrat e arbitrave kryesorë që do të merrnin stemat e FIFA-s për këtë vit nuk do të ishin surprizë. E në fakt ka ndodhur pikërisht kështu: Enea Jorgji, Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja nuk kanë patur rivalë në përzgjedhjen e tyre, edhe pse në fakt duhet thënë që për performancë sezonale të tre janë ndër emrat që kontestohen më shumë në fushat e lojës. Rezultati: u rikonfirmuan 3 arbitrat kryesorë të FIFA-s, katër nga asistentët, ndërsa për dy prej tyre Nertil Bregasi dhe Dojando Myftari ishte hera e parë që morën stemën e FIFA-s, ashtu si dhe tre arbitrat femra.

Ndoshta në Shqipëri nuk shpëton nga kontestimet askush nga arbitrat, por gabimet arbitrale kanë qenë prezent në performancat e emrave më të rëndësishëm, ku do të besojë për 2019 edhe FIFA. Ka një lloj ndryshimi në fakt, sepse sa herë që marrin ndeshje ndërkombëtare, arbitrat shqiptarë tjetërsohen dhe gabimet i “harrojnë” në Superiore. Kjo nuk vlen vetëm për Jorgjin, i shpallur arbitri më i mirë për sezonin që kaloi, por edhe për Hamitin e Xhajën.

Dorëzimin e stemave të reja të FIFA-s e ka bërë shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci, së bashku me përfaqësuesin e FIFA-s, Alen Snody, pas seminarit katër ditor të zhvilluar në Durrës me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë: “Ky ishte seminari i rradhës i organizuar nga Sektori Arbitrimit në bashkëpunim me FIFA-n, ku pas pushimeve dimërore arbitrat i nënshtrohet testeve teorike dhe fizike. Siç e theksoi edhe instruktori i FIFA-s që ishte në këtë seminar e veçanta ishte përgatitja shumë e mirë gjatë kësaj periudhe dimërore, gjë e cila tregohet edhe me kalimin e testeve nga të gjithë arbitrat”.

Lista e arbitrave meshkuj dhe femra, që kanë marrë stemën FIFA:

Arbitrat:
1.Enea Jorgji
2.Eldorjan Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta (për herë të parë)

Asistentët:
1.Denis Rexha
2.Rejdi Avdo
3.Ridiger Cokaj
4.Ilir Tartari
5.Nertil Bregasi (hera e parë)
6.Dojando Myftari (hera e parë)
7.Fatjona Borova (hera e parë)
8.Erinda Kume (hera e parë)

Futsal:
Kreshnik Hakrama



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *