• |
ide | kryesore

Sarri ende ëndërron për Higuain: “Shoqëria e di për çfarë kam nevojë”

Sport



Maurizio Sarri sapo ka mbushur 60-vjeç, por Chelsea nuk i ka bërë dhuratën që trajneri dëshiron: fjala është për Goznalo Higuain. Në konferencën e shtypit tekniku i Bluve nuk e ka përmendur kurrë sulmuesin e Milan, por ka qenë i qartë: “Siç e dini nuk e kam kontrollin e merkatos. Sipas meje kemi nevojë për dy lojtarë, por fjalën e kanë drejtuesit”. Fjalë të prera edhe kur flitet për Barella të Cagliari: “Klubi e di se çfarë mendoj. Opinioni im është i rëndësishëm për klubin, por nuk mund ta them”.

Në pritje të përforcimeve bllokohet edhe shitja e Morata që është duke bërë gati valixhen: “Natyrisht nëse do të donte të shkonte në një klub tjetër do të na duhej një zëvendësues. Por për momentin është këtu dhe duhet vetëm të mendojë të luajë. Janë 300 lojtarë të përfshirë në merkato që duhet të mendojnë vetëm për ndeshjen e radhës, përndryshe është e pamundur të luash”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *