• |
ide | kryesore

Policia e Shtetit fsheh komunikatat ditore për ngjarjet në vend, shihni formatin e ri të raportimit (FOTO)

Lajme, Të fundit

Me nisjen e vitit të ri, Policia e Shtetit ka ndryshuar një praktikë të vendosur gjatë viteve të fundit. Çdo ditë në faqen zyrtare bëhej publike komunikata përmbledhëse me të gjitha ngjarjet që raportoheshin nga komisariatet e vendit. Procedimet, ndalimet, arrestimet apo ngjarje të tjera raportoheshin me iniciale, por së paku bëheshin të ditura për publikun. Ndërkohë nga data 6 janar kjo praktikë është stopuar. Policia nxjerr vetëm një raport ditor, ku ngjarjet jepen thjesht si numra, pa iniciale, pa sqaruar se kush bëri çfarë.

Çuditërisht brenda këtij raporti ditor futen edhe evente të tjera, vizita apo takime të ministrit ose titullarëve të policisë, që zor se kanë ndonjë interes për publikun. Mospublikimi i komunikatës ditore me të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vend, është një hap prapa i Policisë së Shtetit në raport me transparencën ndaj publikut.

Edhe në të kaluarën ka pasur akuza nga media dhe opozita se Policia e Shtetit ka mbajtur të fshehta ngjarje të ndryshme. Duket se me praktikën e re të fshehjes së komunikatës ditore, shtohen dyshimet se shumë ngjarje që ndodhin anembanë vendit, do të kalojnë në heshtje dhe mediat e kanë të vështirë për t’i raportuar.

©LAPSI.al 

Si raportoheshin më parë

Si raportohen këtej e tutje 

3 Comments

  1. Ooo gazekar… meso shqip..

    ‘ kjo praktikë është STOPUAR.’

    Nuk e shkruan dot ‘ kjo praktike nuk perdoret me ( ose praktikohet me) ‘ ?

    Na e peshtiroset.

  2. Kjo praktike ka ndaluar sepse komunikatat kane qene fiktive ku vjedhjet rraportoheshin humbje. Te giithe shefat e komisariateve te Tiranes jane pa shkolle dhe do shikoni si do perjashtohen nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu