• |
ide | kryesore

Akuzat për vjedhje në polici/ Muça: Skenare injorantësh, më sabotuan vartësit!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Plagosi me thikë kushëririn, pranga 49-vjeçarit në Tiranë



Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça që është akuzuar së fundmi nga opozita për vjedhjen e të dhënave në polici i ka quajtur genjështra akuzat që i bëhen. Në një postim në rrjetet sociale, Muça thotë se ata që e akuzojnë se ka futur me një usb në xhep materiale prej mijëra terra janë injorantë që thurin skenare injorante dhe për të cilët shpreson që një ditë nuk do t’ia hedhin paq.

“Akuzohem, unë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, se paskërkësha marrë të dhënat e sistemit TIMS në një USB!!! GËNJESHTËR! GËNJESHTËR! GËNJESHTËR! Të dhënat e sistemit TIMS, as janë transferuar, as janë tjetërsuar” shprehet Muça në rrjetet sociale,

Ai sqaron se i vetmi hap që ka ndërmarrë si drejtor është një ndryshim në procedurën e back-up të të dhënave të policisë, që sipas tij nuk kryhej në mënyrën e duhur.

“Vërejta se back-up, një proçedurë aq e domosdomoshme dhe e rëndësishme, nuk ishte kryer sic duhej. Kërkova të ribëhej. Dhe…vini re: Si përgjigje kam marrë sabotimin” thotë Muça që paralajmëron se vartësit që e kanë sabotuar do të përmenden me emër në raportin që ai do të përgatisë për eprorët e tij.

Vjedhja e të dhënave në polici u denoncua përmes një emaili anonim, por më pas ka vënë në lëvizje ambasadën amerikane dhe Agjencinë e Mbikqyrjes së Policisë që ka nisur një hetim për këtë rast.

Në postimin e tij, Muça thotë se do t’i shkojë deri në fund të vërtetës, ndërsa skenari që të dhëna të tilla mund të vidhen më një usb, sipas tij është qesharak dhe injorant.

Postimi i plotë:

Bari ka ngjyrë blu-, tha gomari. Ai që i thoshte: E ke gabim, është i gjelbër -, dënohej, ndërsa gomari vazhdonte të pëlliste i lumtur për “fitoren”.

Unë nuk kam dashur prej kaq javësh të hyj në debat me asnjë gomar gënjeshtar. Por detyrimi ndaj publikut, ndaj detyrës, respekti ndaj vetes, miqve, kolegëve, më shtyn të mbaj këtë qëndrim të hapur për të gjithë baltën, shpifjet, akuzat, ngritur si tym në sy, e shpërndarë andej-këtej, ku mund të gjendet ndonjë gremç për t’u kapur.

1. Akuzohem, unë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, se paskërkësha marrë të dhënat e sistemit TIMS në një USB!!! GËNJESHTËR! GËNJESHTËR! GËNJESHTËR! Të dhënat e sistemit TIMS, as janë transferuar, as janë tjetërsuar. Porositësve për endjen e rrjetave të shpifjeve, u them vetëm se magjitë vudu në teknologji, nuk funksionojnë dhe do u kthehen kundër.

Lexo edhe: Krimi kibernetik/ Shpartallohen sistemet e informacionit sekret të policisë

2. Kur unë marr besimin për kryerjen e një detyre, nuk e nis punën duke menduar “si do përfitoj”, por se si do të shërbej. Është punë edukate, morali, ndershmërie dhe burrërrie. Nuk e di a i kanë këto karakteristika endësit e rrjetave të shpifjeve. Si drejtues i Lartë i Policisë, që në ditën e parë kam kërkuar informacion të detajuar për çdo hallkë, pjesëz dhe segment që ka lidhje me përgjegjësitë e mia. Kjo është mënyra për të dhënë më të mirën, për të mbajtur drejt peshën që të është ngarkuar, e për të siguruar të dhënat që përmbajnë sistemet. Një ndër procedurat kryesore me punën e përditshme të sistemeve është back-up. Jetike për qëndrueshmërinë e sistemeve dhe rikthimin në funksion, në rast sulmesh a fatkeqësish (kujtoj sulmin kibernetik iranian, ku sistemet tona u ringritën pas asistencës se pakushtëzuar nga DART i Microsoft dhe partnerët tanë strategjikë SHBA).

Pikërisht për këtë, unë në vijimësi kam kërkuar informacion mbi mënyrën e kryerjes së proçedurës së back-up nga personat që e kishin detyrë funksionale. Vërejta se back-up, një proçedurë aq e domosdomoshme dhe e rëndësishme, nuk ishte kryer sic duhej. Kërkova të ribëhej. Dhe…vini re: Si përgjigje kam marrë sabotimin. Sigurisht që jam aq i përgjegjshëm sa të mos i bëj publikë këtu në këtë reagim emrat sabotues që guxuan të cenojnë detyrën, betimin, integritetin dhe qëndrueshmërinë e sistemeve, por patjetër që po përgatis raportin tim, për eprorët dhe organe të tjera ligjzbatuese.

3. Unë, sot, tani, me këdo përballë, specialist i mirëfilltë, apo edhe autodidakt mediatik, jam gati të shkoj në institucionet tona hetuese, dhe sigurisht që një ditë do të shkojmë, për të provuar katërcipërisht se puna ime, nuk ka kaluar kurrë asnjë milimetër përtej përgjegjësive që më ngarkon detyra, e jo më të bëhem aktor filmash 007 me “vjedhje” materialesh mijëra TB në USB xhepi. Duhet të jesh shumë injorant ta shkruash këtë, dhe kush e di sa injorant të ndërtosh skenarë të tillë.

4. Në fakt, nuk është vetëm njollosja e emrit tim ajo që më shqetëson. Është mbi të gjitha, mundësia se endësit e këtyre rrjetëzave të shpifjeve, mund t’ia hedhin pa lagur, duke fshehur të vërtetën dhe qëllimet e tyre të vërteta. Por për dijeni, po u kujtoj të gjithëve një fjalë të Budës: Ka dy gabime për rrugën e të vërtetës; të mos i shkosh deri në fund dhe të mos nisesh. Unë tashmë jam nisur. Deri sot gjithçkaje i kam shkuar deri në fund.



3 Comments

  1. Mbushur vendi me moterqiraj aj aj.
    3 ore ne çekin, timsi iku per lesh kari.
    Populli bastard pret me durim.
    Rrofte miqesia jorgo ardhi vjelliu.
    Majko halilaj safet gojorja torre bytha.

  2. Edhe ky si padroni, fain e kane ata pas meje, me kane sabotuar. Pra, ku ka ze, sesht pa gje, te dhenat jane vjedhur e transferuar, do nuk do i akuzuari, le te behet hetimi me profesiniste te huaj, jo me servile te paguar nga pushteti, e te dale se kush eshte hajduti i te dhenave TIMS,.Se nje here, IRANI. Nje here vete pushteti , e prape ka nderhyrje nga pushteti.kete duhet ta pranoi z, Muca, sepse vartesit jane ose kane qene spiune, patronazhiste te rilindjes, e askush tjeter.

  3. E akuzoi opozita? E akuzuan vartesit e tij. Jeni ne vete? I shiten te dhenat tatimore per 300 mije leke te vjetra tek noteret e e Tiranes. Shpartalluan e albania sistemin TIMS. Braho me banden e tij fshine detyrimet tatimore prej dhjetera milione euro te kompanive te partise midis tyre edhe 48 mije euro anbasades italiane nga nxitimi padyshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *